Ashtu si ju kemi informuar para disa ditësh kanali dedikuar filmave premierë në platformën me pagesë “Digitalb”, “Digi Gold” prej datës 15 Janar është mbyllur duke u transferuar në Pop Corn të platformës VOD të kompanisë.
Ju informuam gjithashtu, edhe për kanalin e ri origjinal të paketës i cili do të ofronte filma tërësisht me vend origjine europën,por emri i së cilës mbetej mister.
Së fundmi, “Digitalb” ka lancuar edhe emrin e kanalit zëvendësues të “Digi Gold”.
Ai do të titullohet “Euro Film” dhe do të nis transmetimet prej datës 1 Shkurt në kanalin 24.EuroFilm do të jetë i disponueshëm për shikuesit në Kosovë nëpërmjet platformës “Ipko”./IMA/