Zbuloni skenën e “Kënga Magjike 2018”

Kënga Magjike 2018 është shumë afër dhe tashmë skenografia në Pallatin e Kongreseve është drejt fundit. Dhe kësaj here si gjithmonë, Ardit Gjebrea me skuadrën e tij nuk e ka zhgënjyer audiencën.

Ndërsa ende nuk është zbuluar data, skena këtë vit duket tepër fantastike dhe e kuruar në perfeksion nga duart e skenografit dhe piktorit të njohur italian Gaetano Castelli i cili kujdeset prej vitesh për imazhin skenik të eventit unik.

Kënga Magjike 2018 i ka fillimet e veta që në vitin 1999 e që atëhere numëron në katalogoun e pjesëmarrësve një numër të madh artistësh dhe kompozitorësh, ndër emrat më në zë të estradës shqiptare./IMA/

 

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.