Për të tretin vit Info Media Albania sjell IMA AWARDS, çmimet që vlerësojnë personazhet dhe programet televiziv gjatë një viti.

Duke filluar nga 20 Mars 2015 deri në datë 20 Prill 2015 publiku ka patur mundësi të votoj online në portalin e IMA për të përcaktuar fituesit e çmimeve si për televizionet shqiptare ashtu dhe për ato kosovare. Pesëdhjetë kanë qenë kategoritë e çmimeve për të cilat është votuar, të ndara në çmimet e Televizionit Shqiptar dhe Televizionit Kosovar, nga kanë dalë edhe fituesit e këtij edicioni.

Në çmimet për televizionit shqiptar këtë vit kryeson televizioni Top Channel, që përveç çmimit si “Televizioni më i Mirë Gjeneralist”, me personazhet si Ledion Liço (Prezantuesi më i Mirë), Isli Islami (Spikeri më i Mirë i Lajmeve) dhe formatet MasterChef (Formati Risi më i Mirë), Fiks Fare (Formati Investigativ më i Mirë), Portokalli (Formati i Humorit më i Mirë), The Voice (Formati Talent Show më i Mirë) etj. është mbreti i këtij edicioni. Pas tij vijnë TV Klan me Alketa Vejsiun si Prezantuesja më e Mirë, Opinion (Formati më i Mirë i debatit dhe Politikës), Takimi i Pasdites (Formati më i Mirë i Pasdites), Bidai (Telenovela më e Mirë) dhe Vizion Plus me Eraldo Rexhon si Autori më i Mirë i Programit, Bypass Show (Formati më i Mirë i Satirës) si dhe serialet e suksesshëm Lugina e Ujqërve (Seriali Turk më i Mirë), Scandal (Seriali Dramë më i Mirë). RTSH është vlerësuar me dy çmime për Eventin e Vitit, Fest 53 dhe Formati më i Mirë Showbiz, Gjithçka Shqip.

Një çmim i ri këtë vit ka qenë ai për Televizionin Lokal më të Mirë, i fituar nga Channel One. Televizioni A1 Report për të dytin vit radhazi është shpallur si Televizioni Informativ më i Mirë. MAD Albania, televizioni muzikor që solli risi në tregun mediatik shqiptar është vlerësuar me çmimin Televizioni më i Mirë Muzikor dhe për Personazhin zbulim prezantuesen Fatma Methasani. Gazetarja dhe prezantuesja Sonila Meço me programin Kontrata ka çuar në shtëpinë e Agon Channel çmimin Talk Show më i Mirë.

Çmimimin special këtë vit stafi i IMA ka vendosur t’ia jap Ambra Medas për mesazhin e fortë dhe sensibilizues që ajo dha dhe vazdhon të përcjellë tek publiku për luftën dhe mposhtjen e sëmundjes së kancerit.

IMA Awards 2015‬ | Çmimet e Televizionit – Shqiptar

E ndërsa në Shqipëri kryeson Top Channel, në median kosovare Klan Kosova dhe programet e tij kanë rezultuar më të pëlqyerit e publikut kosovar. Kështu, Klan Kosova ka marrë çmimin si Televizioni më i Mirë Gjeneralist, si dhe çmimet Formati më i Mirë i Mëngjesit me Ora 7, Formati më i Mirë i Pasdites me Ora e Pasdites. Formati i suksesshëm Prive vlerësohet për të dytin vit si Formati më i Mirë Showbiz dhe për Prezantuesen më të Mirë Liberta Spahiun. Cmimin si Prezantuesi më i Mirë ka shkuar për Labinot Gashin nga RTV21′ i cili po ashtu është vlerësuar për Formatin Event SVFM 2014. Televizioni KTV është fitues i dy çmimeve Formati Zbavitës më i Mirë me Oxygen Show dhe Formati më i Mirë i Debatit dhe politikës me Rubikon. Seriali C’ka ka Shpia është votuar si Seriali Kosovar më i Mirë.

IMA Awards2015‬ | Çmimet e Televizionit – Kosovar

loading...

4 Komentet

KOMENTO