Pavaresisht Dashurise – EPISODI 9
E detyruar, Defne i tregon të vërtetën Çinarit dhe i rrëfen se Jallëni e ka kyçur në tualet gjithë natën. Ç’do të ndodhë mes tyre? Për t’i shpëtuar gjyshit, Jeshimi e fsheh Çinarin në dhomën e saj. Aty të dy kuptojnë që ndarja është e pamundur për ta. Jallëni ngjitet deri te dritarja e Defnes dhe i lutet që ta gdhendë ai atë njësoj si Xhepeto pinokun. Gjyshja niset me taksi në shtëpinë e Jallënit.
Perla e Zeze – EPISODI 45
Ebruja vret Xhananin, por policia vjen menjëherë në vendngjarje. A do ta gjejë policia Ebrunë? A do ta përballojë Ërmaku lajmin e vdekjes së mamasë së saj? Çfarë do të bëjë Vuralli kur të shohë trupin e pajetë të nënës së tij?
Tre Anat – EPISODI 68
Nerina i shpjegon Ana Laurës se Marselon e ka njohur te bujtina ku banon dhe se nuk i takon asaj të japë informacione të tjera. Ana Lusia arrin të takohet me Santiagon dhe ai i zotohet se gjithçka do të ndryshojë për mirë, pasi të dalë nga spitali. Si do të reagojë Soledadi kur Nerina t’i tregojë se ka zbuluar sekretin e saj?
Pesë Yjet – EPISODI 50
Lusia vendos që Luço të caktohet menaxheri i ri i hotelit. Disa persona nuk janë të kënaqur me vendimin e saj dhe kjo gjë shkakton konflikte. Ajo dhe Mariano përfshihen në një grindje të fortë. Lolita dëgjon Mirandën duke kënduar dhe i thotë që të bëjë një regjistrim. Damiani vjen në hotel për të takuar Mirandën dhe e puth, por ajo e refuzon atë.