IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Arkivi i Filmit shfaq filmin “Dasma e Sakos”, regjisori Vladimir Prifti rrëfen xhirimet në ’97 në Gjirokastër

by Niko Lako
2018/08/15
in Kinema
Reading Time: 3 mins read
A A
Arkivi i Filmit shfaq filmin “Dasma e Sakos”, regjisori Vladimir Prifti rrëfen xhirimet në ’97 në Gjirokastër

Filmi “Dasma e Sakos” për publikun u shfaq në kuadër të programit veror “Kinematografia e viteve ‘90”. Programi veror me filmat është kuruar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe në bashkëpunim me Tulla Culture Center vijon çdo të martë për publikun. Filmi “Dasma e Sakos” prodhim i vitit 1998 me skenar nga Vath Koreshi dhe regji nga Vladimir Prifti ka në role aktorë të njohur të kinemasë shqiptare. Filmi u xhirua në vitin e mbrapshtë 1997 dhe kur kanë kaluar më shumë se dy dekada regjisori i njohur Vladimir Prifti kujton momentet e vështira për realizimin e filmit.

ADVERTISEMENT

I xhiruar në qytetin e Gjirokastrës “Dasma e Sakos”, që ka në role aktorë të njohur të kinemasë shqiptare është dhe bashkëpunimi i parë i regjisorit me skenaristin e njohur Vath Koreshi. Regjisori Vladimir Prifti tregon se filmi erdhi pas një punë disavjeçare. “Unë vetë nuk kisha punuar asnjëherë me Vath Koreshin si skenarist, dhe ky ishte filmi i parë me të. Skenari u fut në prodhim më 1997 kur u bë QKK dhe për herë të parë hyri duke zbatuar ligjin e kinematografisë. Pra mori një buxhet nga QKK dhe në të njëjtën kohë hyri në marrëdhënie me hungarezët, që ishte një gjë më vlerë për filmin”, tregon regjisori në kujtimet e tij. Viti 1997 ishte i rëndë për vendin tonë, por regjisori Vladimir Prifti tregon se puna nuk u ndalua me gjithë situatat e krijuara. “Bashkëprodhimi me hungarezët u përcaktua më 1997,  u vendos që gjithçka të bëhej në Gjirokastër dhe në të njëjtën kohë në atelierin që kishte Kinostudio. Grupi i xhirimit ishte hungarez dhe pëlqyen shumë Gjirokastrën. Filmi i përfundoi xhirimet në fund të 1997 në dhjetor, dhe janari i 1998 ishte dekori në Tiranë. U punua shkëlqyeshëm me gjithë situatat nga më të vështirat në Gjirokastër atë kohë, nga më të rëndat, sepse atë kohë ndodhën dhe ngjarjet e marsit 1997, që u reflektuan në dhjetor për ne, kujtoj se shtëpia e Enver Hoxhës muze u hodh në erë, monumenti, etj, ishte një situatë  e rëndë atë kohë në vend po ne i mbaruam xhirimet. Probleme ne patëm shumë për realizimin e filmit në atë vit. Ishte një vit i vështirë 1997. Më pas erdhëm në Tiranë ku u bë dhe premiera në filmit në tetor të 1998”, pohon regjisori Prifti.

ADVERTISEMENT

Aktorët dhe bashkëpunimi me skenaristin Vath Koreshi

Filmi “Dasma e Sakos” i prodhuar në Shqipëri në vitin 1998 me regji nga Vladimir Prifti dhe skenari Vath Koreshi, muzika është shkruar nga kompozitori Aleksandër Peçi. Regjisori Vladimir Prifti kujton se si autor i skenaristi Vath Koregji dëgjonte dhe e merrte parasysh mendimin për filmin. “Kujtoj një njeri të respektueshëm në marrëdhënie me regjisorin. Vathi ishte një autor që dëgjonte shumë dhe e merrte parasysh mendimin tim dhe ishte një bashkëpunim i shkëlqyer. Ai e fillonte gjithmonë skenarin nga fillimi. Edhe kur ti bëje një sugjerim, ai e niste nga fillimi skenarin”, kujton regjisori Vladimir Prifti. Aktorët kryesorë në film janë Ndriçim Xhepa, Elvira Diamanti, Xhevdet Ferri, Agim Qirjaqi dhe Tinka Kurti. Regjisori Vladimir Prifti shprehte se aktori Ndriçim Xhepa në këtë film mbase ka realizuar mbase rolin e tij më të bukur. “Ndriçim Xhepën e kam pasur aktorin tim kryesor dhe ishte me një rol të shkëlqyer, ai ishte shumë i përkushtuar dhe një nga rolet më të bukura që ka realizuar”, pohon regjisori Prifti. Filmi “Dasma e Sakos” u shfaq në 36 shtete dhe në një nga festivalet  filmit të kategorisë A në Moskë u mirëprit pas viteve 2000. Por disa çmime mori dhe në festivalin e filmit në Tiranë. Ngjarjet e Dasmës së Sakos vijnë përmes mjegullash mesjetare në një qytet fantozmagorik. Nën çatitë e gurta dhe muret kështjellore ndodhin drama të mëdha. Një përzierje e trembshme gjërash të egra me të brishta urrejtjesh me dashuritë vdekjesh me ripërtëritje. Metaforat marrin të thonë se shpërdorimi i pushtetit ka thelb të njëjtë por shfaqje të ndryshme. Në të gjitha rastet aspirata e vetme e njeriut është liria dhe një jetë me dinjitet të vërtetë njerëzor. /Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Previous Post

Zyrtare: Eurovision 2019 do të organizohet në Izrael, Unoni i Transmetimit Izraelit merr kredi për të siguruar eventin

Next Post

Lamtumirë “100 Milionë”, Top Channel vjen me një format të ri game show

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota
Kinema

Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota

Edicioni i 24-t i Tirana International Film Festival ngre siparin sot, më 21 shtator, duke sjellë për një javë në...

by IMA Redaksia
Sht 21, 2026
Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet
Kinema

Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet

Vetëm pak ditë pasi njoftuan se po bashkonin forcat për një film të ri shqiptar, Ermal Mamaqi dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan
Kinema

Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan

Peter Parker ka bërë atë që Hollywood-i priste prej më shumë se një dekade. “Spider-Man: Brand New Day” ka kaluar...

by IMA Redaksia
Sht 16, 2026
Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri
Kinema

Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri

Një pjesë e historisë së kinemasë shqiptare rikthehet në ekran. “Fëmijët e saj”, filmi i Hysen Hakanit i realizuar në...

by IMA Redaksia
Sht 15, 2026
Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”
Kinema

Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”

Një tjetër komedi shqiptare po përgatitet për ekranin e madh. Ermal Mamaqi ka njoftuar se Mamaqi Production dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 10, 2026
Next Post
Lamtumirë “100 Milionë”, Top Channel vjen me një format të ri game show

Lamtumirë "100 Milionë", Top Channel vjen me një format të ri game show

Mediat amerikane nisin fushatë pas sulmeve të Trumpit

Mediat amerikane nisin fushatë pas sulmeve të Trumpit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA