TBS ndryshon mendje, anullon “People of Earth”

TBS ka ndryshuar mëndje për serialin People of Earth.

Vetëm nëntë muaj pasi e rinovoi serialin, rrjeti amerikan ka vendosur ta anullojë atë. Lajmin e bëri të ditur krijuesi i serialit David Jenkins përmes një postimi në Twitter. “Kam diçka për të thënë sonte: TBS ka anulluar People of Earth” ka thënë ai ku nuk ka harruar edhe të falenderojë ndjekësit e serialit.

Seriali i cili pritej të niste me sezonin e tij të tretë fliste mbi një gazetar i cili investigonte një grup alienësh që bënin rrëmbime.

Në kastin e serialit numëroheshin akotrët Wyatt Cenac, Ana Gasteyer, Oscar Nunez, Brian Huskey, Michael Cassidy, Tracee Chimo, dhe Da’Vine Joy Randolph.

TBS rinovoi serialin për një sezon të tretë disa javë pas mbarimit të sezonit të dytë të People of Earth, në muajin Shtator të vitit të kaluar./IMAlbania.com/

REKLAMA
Loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.