Mediat e rajonit: Haradinaj deshi ta rrihte një grua në Prizren

Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, iu desh që për disa çaste të luante rolin e sigurimit, të dielën, në Prizren.

Kjo ndodhi pasi një grua doli në foltore gjatë ceremonisë të shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, mori fjalën dhe filloi të rrëfente ngjarje nga jeta e saj.

Kryeministri e kapi për krahut zonjën dhe me forcë provoi ta largonte prej aty. Zonja reagoi duke i thënë atij se nuk mund të sillet me të ashtu.

Ngjarja ka bërë bujë menjëherë edhe në mediat e rajonit. Shumica e portaleve të agjencive serbe dhe rajonale kanë raportuar për të, duke thënë se Haradinaj deshi ta rrihte një grua në Prizren.

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.