Operatori gjerman Pay-TV, Sky Deutschland do të transmetojë pjesët kryesore të Bundesligës Gjermane falas në Sky Sport News HD për dy javët e ardhshme.
Vendimi vjen mbas urdhërit të federatës së futbollit në Gjermani, DFL, ku ndeshjet e Bundesligës do të luhen pa tifozë në stadium për të ngadalësar përhapjen e Koronavirusi.
Duhet thënë, se vendimi i Sky nuk nënkupton transmetimi i ndeshjeve të plota të cilat mbeten ende një “eskluzivitet” për abonesit që kanë paguar.
“Në kohë sfidash, duhet të qëndrojmë bashkë. Ne në Sky besojmë se fuqia e sportit i bashon njerzit, edhe kur ata janë të ndarë,” është shprehur Devesh Raj, CEO i Sky Deutschland.
Mbulimi do të jetë i aksesueshëm në internet në website-in www.skysport.de dhe aplikacionin Sky Sport./IMA/








