Një 26 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Fushë Krujë-Kurbin, si pasojë e një aksidenti rrugor.
Policia raporton se një mjet tip Audi ka humbur kontrollin dhe për pasojë në afërsi të Borizanës është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Nga përplasja e fuqishme ka ndërruar jetë 26 vjeçari, ende i paidentifikuar, që ishte pasagjer në mjet, ndërsa shoferi ndodhet në spital.
Grupi i hetimit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Më datë 07.10.2020, rreth orës 06:30, në rrugën Fushë Krujë-Kurbin, në Borizanë, mjeti tip “Audi”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, e për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet rreth 26 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.