IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Akullore me fekale, stafilokok dhe baktere! Ja çfarë zbuloi studimi për akulloret që shiten në Tiranë.

by Rezalt Justin Kasaj
2021/08/02
in AKTUALITET
Reading Time: 9 mins read
A A
Akullore me fekale, stafilokok dhe baktere! Ja çfarë zbuloi studimi për akulloret që shiten në Tiranë.

Një studim i kryer për cilësinë e akulloreve që shiten në kryeqytet ka zbuluar të dhëna tronditëse.

ADVERTISEMENT

Qendra Alert ka marrë në studim 5 mostra akulloresh të blera në vende të ndryshme në Tiranë, të cilat kanë rezultuar me baktere dhe fekale, një rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve.

Sipas studimit qumështi që përdoret në përgatitjen e akullores, që është edhe lënda e parë, përmban enterobaktere.

Një tjetër problem i konstatuar është edhe mungesa e kushteve të higjienës, pasi akulloret shiten kudo, në rrugë, pastiçeri, furrë bukë etj.

Investigimi:

Akulloret e hapura që tregtohen në Tiranë nuk duhet të konsumohen. Prezanca e baktereve vë në rrezik shëndetin e qytetarëve e veçanërisht të fëmijëve, që janë dhe konsumatorët më të mëdhenj, por edhe me imunitetin më të dobët. Qendra ALERT ka zbuluar se, akulloret janë të ngarkuara me koloni bakteresh sistaphyloccocus coagulase dhe entorebakteret, 10 herë më të larta mbi normat e lejuara.

Qendra ALERT, një Organizatë Jofitimprurëse që ka në fokus kryesor të saj mbrojtjen dhe ndërgjegjësimin e konsumatorit, po zbaton projektin “Ushqimi, risku masiv për konsumatorët, mungesa e kontrolleve dhe e informimit nga institucionet”, si një ndihmesë për të rritur sigurinë ushqimore,denoncimin e abuzimeve, ndërgjegjësimin e institucioneve përgjegjëse për të rritur masat në lidhje mesigurinë e ushqimit, por edhe komunikimin e riskut.

Në kuadër të këtij projekti, gazetarët dhe specialistët e laboratorit, që do të zbatonin procedurën e marrjes së mostrave, shkuan në 5 prej pikave më të frekuentuara të prodhimit dhe shitjes së akulloreve në Tiranë. në këto dyqane u mor nga një kampion, i cili u dërgua në laboratorin “Noval”, kudhe u analizua për prezencën e eneterobakterieve dhe stafilokokut. Në të gjitha rastet, akulloret kanë rezultuara të tejmbushura me eneterobaktere dhe stafilokok. Për këtë të fundit, referuar bazës ligjore,janë shumë herë më të larta se limitet e lejuara. Ndërsa për stafilokokun në akullore nuk ka limite të përcaktuara, por prezenca e këtij bakteri është mjaft e rrezikshme dhe sigurisht vjen nga shumë arsye, e para, nga qumështi dhe normat i referohen qumështit që është lënda e parë për prodhimin e akulloreve.

Gjatë stinës së verës një nga produktet ushqimore që konsumohet më shumë është akullorja. Ky produkt gjen konsum nga të gjitha grupmoshat, duke nisur që nga fëmijët e deri tek të rriturit. Për shkak të lëndës ndihmese pra qumështit por edhe vezëve në shumë raste, ky produkt është ushqim tepër delikat pasi kontaminohet lehtë nga bakteret.

Kur akullorja shkrin dhe ngrin, në të krijohen bakteret patogjene. Kjo gjë mund të kuptohet përmes disakristaleve të akullta, të cilat ndjehen teksa e shijon, ose vihen re në sipërfaqen e saj. Mungesa e kushteve të higjienës bën që akullorja të jetë vendbanimi ideal për bakteret. Për të shkatërruar mikroorgaizmat patogjene qumështi që përdoret nga prodhuesit e akullores duhet të jetë i kontrolluar dhe i trajtuar termikisht në nxehtësinë e duhur. Ndërkaq institucionet nuk marrin masa të paradalojnë prodhimin, si dhe tregtimin e akullorëve të kontaminuara. Ato shiten kudo, në biznese që tregtojnë vetëm këtë lloj produkti, në pasticeri si dhe në furrat e bukës. Blerësit për shumë arsye nuk kanë mundësi qeta dinë se çfarë ka brenda akullorja.Prodhuesit e akullores, sipas rezultatit të analizave, duket se nuk respektojnë kushtet e higjienës dhe astrajtimin termik, duke rrezikuar seriozisht shëndetin dhe jetën e konsumatorëve. Nëse akullorja përgatitet me qumësht të freskët, shumica e fermave të gjedhëve janë të paregjistruara e për pasojë qumështi nuk i është nënshtruar asnjë lloji testimi laboratorik. Bujqësia informale në Shqipëri vë në rrezik jetën e qytetarit. Dy vite më parë, kreu i qeverisë Edi Rama vendosi të përforcojë masat ligjore për “Sigurinë Ushqimore”, ky ndryshim deri më tani nuk ka rritur cilësinë e produkteve.

Për të faktuar abuzimin dhe riskun e lartë më të cilin ndeshen konsumatori, duhet thënë që analizat laboratorike janë shumë të rëndësishme. Konsumi i akullores të “freskët” që shitet në banaqet frigoriferike të kryeqytetit mbart rrezik të shtuar pasi futja dhe nxjerrja nga frigoriferi në mesin e temperaturave të larta bën që krijohen baktere.

Akullore me fekale

Infeksionisti Pëllumb Pipero tha se, gjatë përgatitjes së akullores qumështi pluhur, por edhe ai lëngshëm shtohet me ujë të ndotur. “Prezenca e këtyre baktereve në akullore dëshmon që produktet më të cilat, prodhohen ato veçojmë këtu qumështin, janë të ndotura. Staphyloccocus coagulase dhe entorebakteret kryesisht transmetohen përmes ndotjes së ushqimeve, duart e papastra, përzierja e qumështit me ujë i cili ështëi ndotur. Janë mikroorganizma që trasmetohen kryesisht në rrugë fekal-orale”, theksoi Pipero.

Akulloret e kontaminuara kanë shtuar numrin e pacientëve në pavionin e toksikolgjisë dhe infektivit pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Toksikologia Suela Xhufi thotë, se ushqimi i ngarkuar me Staphyloccocus coagulase nuk vjen erë të prishur, për këtë arsye ai konsumohet.

“Staphylococcus” është kontaminuesi më i shpeshtë, i cili ndodhet në lëkurën tonë dhe hundë nëmasën e 25% të popullsisë, zakonisht nuk duhet të shkaktojë dëm, por në momentin që ai kontominon ushqimin shumohet dhe fillon e prodhon toksinën e cila shkakton shenjat klinike që ne i hasim shpesh gjatë një helmiminalimemtar”, përfundoi Dr. Suela Xhufi.

Interpretimi i analizave

ADVERTISEMENT

Qendra investigoi formën e tregtimit të akullores. Në mënyrë rastësore gazetarët e Qendrës

ALERT blenë 5 akullore në pika të ndryshme të Tiranës. Në bashkëpunim me laboratorin “Noval” gazetarët dhe biologët e laboratorit bën blerjen dhe transportin në kushte optimale frigoriferike të akulloreve pranë laboratorit. Kërkuam të analizoheshin nëse në akulloret e freskëta kemi prezencën e Staphyloccocus coagulase dhe të entorobaktereve.

Eksperti që interpretoi rezultatin e analizave pohoi se, të 5 mostrat e akulloreve kanë rezultuar me ngarkesë të lartë bakteriale. Normat e kontaminit janë dhjetë fish më të larta, nëse i referohemi urdhërit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Eksperti i sigurisë ushqimore, Prof.Kapllan Sulaj, njëherësh dhe Dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë Ushqimore në UBT, akulloret e analizuara i cilëson të pakonsumueshme.

Kampioni Nr. 1, Akullore “Laguna”

Staphyloccocus cuagulase positiv:

Ky kampion akullore është analizuar për numrin e stafilolkokëve kuagulazë pozitive pranë Laboratorit. Sipas të dhënave të raportit të provës, kjo analizë tregon ngarkesën për këtë tregues në vlerën 200 CFU/g. Mostra e akullores paraqet probleme të ngarkesës së stafilokokëve kuagulazë pozitiv, sepse vlera e raportuar është më e madhe se limiti i përcaktuar për këtë tregues në Urdhërin Nr. 465 datë, 23.12. 2016 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Rregulloren 2073/2005 të BE (Limiti për Staphulococcus aureus coagulase positive për akulloret: 10-100cfu/g, ku n=5 dhe c=2)

Numri i Enterobaktereve:

Kjo mostër është analizuar edhe për numrin e enterobaktreve që sipas raportit të analizës rezulton 300CFU/g. Vlerë e raportuar tregon për ndonjë ndotje mikrobike të enterbaktereve më e lartë se limiti i përcaktuar në Urdhërin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Nr. 465 datë, 23.12. 2016 dhe Rregulloren 2073/2005 të BE (Limiti i Enterobaktereve për akulloret: 10-100 cfu/g, ku n=5 dhe c=2).

Kampioni Nr. 2, Akullore “Behari”

Staphyloccocus cuagulase positiv: Edhe kjo mostër akullore është analizuar për numrin e stafilolkokëve kuagulazë pozitive pranë Laboratorin Noval Diagnostic. Rezultatet e analizës tregojnë ngarkesën me këtë patogjen në vlerën 10.000CFU/g. Sipas rezultateve të analizës kjo mostër parqet probleme të ngrkesës së shtuar të stafilokokëve kuagulazë pozitiv sepse vlera e raportuar është më e madhe se limiti i përcaktuar për këtë tregues në Urdhërin Nr. 465 datë, 23.12. 2016 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Rregulloren 2073/2005 të BE (Limiti për Staphulococcus aureus coagulase positive për akulloret: 10-100 cfu/g, ku n=5 dhe c=2).

Numri i Enterobaktereve: Kjo mostër është analizuar edhe për numrin e enterobaktreve qe sipas raportit të analizës rezulton 260CFU/g. Vlerë e raportuar tregon për ndonjë ndotje mikrobike të enterbaktereve më e lartë se limiti i përcaktuar në Urdhërin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nr. 465 datë, 23.12. 2016 dhe Rregulloren 2073/2005 të BE (Limiti i Enterobaktereve për akulloret: 10-100 cfu/g, ku n=5 dhe c=2).

Kampioni Nr.3, Akullore përballë Ministrisë së Drejtësisë (Pa emër dhe pa kupon tatimor)

Staphyloccocus cuagulase positiv:

Pas analizës së kryer mbi këtë mostër tregohet se stafilolkokëve

kuagulazë pozitive janë gjetur në vlerën 3600 CFU/g. Kjo vlerë e rritur parqet probleme të ngarkesës së shtuar të stafilokokëve kuagulazë pozitiv sepse vlera e raportuar është më e madhe se limiti i përcaktuar për këtë tregues në Urdhërin Nr. 465 datë, 23.12. 2016 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Rregulloren 2073/2005 të BE (Limiti për Staphulococcus aureus coagulase positive për akulloret: 10- 100 cfu/g, ku n=5 dhe c=2).

Numri i Enterobaktereve:

Numri i enterobaktereve sipas raportit të analizës rezulton 760CFU/g. Duke e krahasuar këtë vlerë me limitet mikrobiologjike tregohet se ka ndotje mikrobike të enterbaktereve më e lartë se limiti i përcaktuar në Urdhërin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Nr. 465 datë, 23.12. 2016, si dhe Rregulloren 2073/2005 të BE (Limiti i Enterobaktereve për akulloret: 10-100 cfu/g, ku n=5 dhe c=2).

Kampioni Nr. 4, Akullore “Mango”

Staphyloccocus cuagulase positiv:

Ky kampion akullore është analizuar për numrin e stafilolkokëve kuagulazë pozitive pranë Laboratorin Noval Diagnostic. Raportet e provës së kryer tregojnë ngarkesën me këtë patogjen në vlerën 4800CFU/g. Sipas këtij rezultati kjo mostër parqet probleme të ngarkesës së shtuar të stafilokokëve kuagulazë pozitiv më të lartë se limiti i përcaktuar për këtë tregues në Urdhërin

Nr. 465 datë, 23.12. 2016 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe dhe Rregulloren

2073/2005 të BE (Limiti për Staphulococcus aureus coagulase positive për akulloret: 10-100 cfu/g, ku n=5 dhe c=2).

Numri i Enterobaktereve:

Kjo mostër është analizuar edhe për numrin e enterobaktreve qe sipas raportittë analizës rezulton 19000CFU/g. Vlerë e raportuar tregon për ndonjë ndotje mikrobike të enterbaktereve më e lartë se limiti i përcaktuar në Urdhërin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nr. 465 datë, 23.12. 2016 dhe Rregulloren 2073/2005 të BE (Limiti i Enterobaktereve për akulloret: 10- 100 cfu/g, ku n=5 dhe c=2).

Kampioni Nr. 5, Akullore “Kadeli”

Staphyloccocus cuagulase positiv:

Mostra e kampionuar në kushte të rujatjes është analizuar për numrin e stafilolkokëve kuagulazë pozitive pranë Laboratorin Noval. Vlerat e raportuara nga analiza e kryer tregon ngarkesën stafilokokë kuagulazë pozitiv në vlerën 22.000CFU/g. Kjo vlerë e gjetur tregon se ngarkesë të madhe të stafilokokëve kuagulazë pozitiv. Vlera e raportuar është më e madhe se limiti i përcaktuar për këtë tregues në Urdhërin Nr. 465 datë, 23.12. 2016 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Rregulloren 2073/2005 të BE (Limiti për Staphulococcus aureus coagulase positive për akulloret: 10-100 cfu/g, ku n=5 dhe c=2).

Numri i Enterobaktereve:

Nga analiza e kryer për numrin e enterobaktreve qe sipas raportit të analizës rezulton 20.000CFU/g. NJë rezultat i tillë tregon për ndotje mikrobike të enterbaktereve disa here më e

lartë se limiti i përcaktuar në Urdhërin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nr. 465 datë, 23.12. 2016 dhe Rregulloren 2073/2005 të BE (Limiti i Enterobaktereve për akulloret: 10-100 cfu/g, ku n=5 dhe c=2).

Si eleminohet prezenca e baktereve?

Fenomeni i ushqimeve me baktere mund të marë fund nëse prodhuesit, në bashkëpunim me

institucionet përgjegjëse që duhet të garantojë sigurinë dhe cilësinë e ushqimeve, Autoritetin Kombëtar të Ushqimit do të respektojnë Urdhërin Nr. Datë 23. 12. 2016 i Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Rregullorja 2073/2005 të BE (Limiti për Staphulococcus aureus coagulase positive për akulloret: 10-100 cfu/g, ku n=5 dhe c=2) si dhe për (Limiti i Enterobaktereve për akulloret: 10-100 cfu/g, ku n=5 dhe c=2).

Nëse akullorja do të testohet nga prodhuesi gjatë përgatitjes, bakteret mund të elimonohen. Prezenca e lartë e këtyre mikroorganizmave patogjene tregon se, prodhuesit vendas nuk kryejnë kontrolle laboratorike. “Analizat që duhen të kryhen në akullore janë listeria monocytogenes dhe salmonella për kriteret e sigurisë ushqimore, që do të thotë, nëse aakullorja është apo jo e konsumueshme. Gjithashtu, akullorja para se të dalë në treg duhet të analizohet për enterobakteret dhe staphulococcus, për kriteret higjienike të përpunimit. Këto të dytat kontrollohen gjatë procesit të përpunimit në mënyrë që të mund te merren masa në proces”, shprehet Teknologia Elda Ziu.

Akullorja jo cilësore ul imunitetin dhe rrezikon shëndetin e fëmijëve

Mjekja mikrobiologe, Dr.Blerta Brati, ushqimet me baktere i cilëson prodhime që vënë rrezik jetën e

fëmijëve.“Staphyloccocus cuagulase pozitive janë patogjenë oportunistë të shoqëruar me një spektër të madh sëmundjesh që variojnë nga infeksionet e lëkurës dhe mukozës deri te septicemitë kërcënuese për jetën tek njerëzit dhe kafshët. Stafilokokët lulëzojnë në ushqime ku prodhojnë toksina. Helmimi i ushqimit, nuk është për shkak të gëlltitjes së baktereve, por prodhimit të toksinave të prodhuara nga bakteret që janë tashmë të pranishme në ushqimin e kontaminuar” cilëson Mjekja Brati. Fëmijët janë grupmosha e cila është konsumatorja më e madhe e akulloreve. Përveç rrezikut që prania e eneterobaktereve shfaq, akullorja është një ushqim i cili vë në rrezik të vazhdueshëm fëmijët.

“Enterobacteret shkaktojnë infeksione të traktit urinar, respirator, indeve të buta, osteomelite,

endokardit etj. Ka raste kur situatat rëndohen në shok septic. Kështu, fëmijët ekspozohen ndaj rrezikut për toksikim apo edhe për infeksione. Këshillohet, që pasi të jemi siguruar për kushtet e ruajtjes dhe tregtimit, fëmijët të konsumojnë 1-2 herë akullore në ditë” këshilllon Nutrecionistja Hyrida Basha. Nëse në vazhdim do të tregtohen produkete ushqimore që kontrollohen nga asnjë institucion shtetëror rrezikohet që vendi të kalojë në kushte epidemie.

Institucioni që duhet të garantojë sigurinë ushqimore është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili veç

kontrolleve, inspektimeve, analizave etj, e ka detyrë ligjore, por edhe si diçka e domosdoshme për

konsumatorin, të komunikojë riskun që na paraqitet.Mjeku Pëllumb Pipero thotë se, Staphyloccocus coagulase dhe entoroccocët, përgjithësisht shaktojësëmundje gastrointelstinale.

“Staphyloccocus coagulase shkatojnë edhe toksikoinfeksione, që janë fatale për fëmijët. Ndërsa entoroccocët të shkaktojnë diarre, temperaturë, sëmundje gastrointelstinale. Kjo

është një nga arsyet kryesore që pranë Spitalit të Infektivit paraqiten dhjetëra raste me gastroenterite ose helmime ushqimore. Mënyra më e mirë për t’u përballur me këto raste është parandalimi. Që do të thotë, qumësht i sigurtë dhe përpunim e shërbim i sigurtë i akulloreve. Ndërkohë që, infeksionet ushqimore duan trajtim mjekësor. Në rastet e lehta konservativ që do të thotë lëngje me shumicë si trisolin ose laktobacilet. Ndërsa në rastet e toksikoinfeksioneve duhet trajtim spitalor”, përfundon Pipero.

Tags: akulloreInvestigimTirane
Previous Post

Këngët e saj në Shqipëri shkaktuan “furtunë” debatesh, reagon për herë të parë këngëtarja serbe Ceca

Next Post

Adi Krasta kritikon Yuri Kim: Madame ambasadore jeni diplomate e dobët, zhvlerësimi juaj është i pandalshëm

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Adi Krasta kritikon Yuri Kim: Madame ambasadore jeni diplomate e dobët, zhvlerësimi juaj është i pandalshëm

Adi Krasta kritikon Yuri Kim: Madame ambasadore jeni diplomate e dobët, zhvlerësimi juaj është i pandalshëm

Apel i ISHP: Të vaksionohen dhe ata që kanë kaluar COVID

Apel i ISHP: Të vaksionohen dhe ata që kanë kaluar COVID

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA