Dy djemtë e Masterchef Alfio Rrotani dhe Indrit Çela e kanë nisur këtë vit të ri më një lajm që pa dyshim ka lumturuar fansat e tyre por edhe ata që e duan tatimin.
Dyshja e pandarë e ekranit do të jetë më pranë të gjithëve me recetat e tyre falë projektit më të ri. Në fakt nuk është fjala për një emision të ri por për biznesin që ata do të hapin, restoranti më i ri në Tiranë që do të mbajë emrin Kripë dhe Piper.
Sipas premtimit të shef Indritit dhe filozofisë që mban vetë emri, pritet që restoranti të jetë po aq i thjeshtë sa dhe i lirë.