Aulona Minga dhe Bleni Salaj vijnë me “Dita Jonë” në A2, zbuloni datën e startimit!

Ndërsa ditën e djeshme (31 Dhjetor), moderatori i “Klubit të Mëngjesit”, Blendi Salaj i dha lamtumirën si dhe mbylli përfundimisht emisionin e tij pas 10 vitesh transmetim për t’u drejtuar në një tjetër televizion, A2 sot ka zbuluar edhe më tepër detaje.

Në një promo të publikuar në rrjet, A2 CNN njofton edhe pozicionimin e Blendi Salajt në televizionin e lancuar vetëm para pak javësh.

“Dita Jonë”, ky do të jetë formati që Blendi do të drejtojë së bashku me Aulona Mingën, një tjetër personazh i formateve të mëngjesit që është transferuar më herët në A2 CNN.

Duke filluar nga 7 Janari, “Dita Jonë” do t’ju shoqërojë në ekran nga ora 7:00 nga e Hëna në të Premte./IMA/

 

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.