IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

AMA, zbulohen emrat e kandidatëve për kryetar

by IMA Redaksia
2020/02/24
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
AMA, zbulohen emrat e kandidatëve për kryetar

Prej ditësh opinion publik ka ndjekur me vëmendje shqetësimet e opozitës dhe disa mediave të mëdha në vend lidhur me përzgjedhjen e bordit drejtues të AMA-s.

ADVERTISEMENT

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur garën për këtë proçes dhe emrat e depozituar aty janë zbuluar nga media. Kandidatët në garë, janë as më shumë e as më pak sesa këshilltarë ministrash, njerëz politikë të cilët në kundërshtim me ligjin për AMA-n kërkojnë të bëhen kryetarë dhe anëtarë të këtij instutucioni.

Kuvendi i Shqipërisë ka administruar CV-të e Maklen Mishës, Edvin Kukunjës, Faton Hoxhallit dhe Denis Dedejt.

Të katër këto emra të bërë publik në media janë të pozicionuuar politikisht me Partinë Socialiste, kanë shërbyer në pozicione politike dhe partiake duke qenë haptas në shkelje të ligjit, i cili e ndalon kandidadimin për persona politikë.

  • Maklen Misha, djali i Pirro Mishës, ish-anëtar i bordit Drejtues të AMA-s, deklaron se është bashkëthemelues dhe anëtar i Bordit drejtues të lëvizjes G99, duke e shkelur haptazi ligjin për mediat, që përjashton nga gara anëtarët e partive politike dhe shoqatave politike.

Për më tepër, sipas CV-së tij deklaron se ka qenë anëtar i Grupit të punës për hartimin e programit për punësimin, në Partinë Socialiste.

ADVERTISEMENT

Kontributet e kandidatit në partitë e sipërcituara, e shndërrojnë në një kandidat politik. CV-së së tij të “pasur” politike i shtohen edhe katër pozicione shumë pikante, Këshilltar i Edi Ramës, Niko Peleshit, Erion Veliajt dhe së fundmi i Olta Xhackës.

Në lidhje me emrin e Mishës, i cili përflitet si një nga favoritët kryesor, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e ka cilësuar këtë vendim të qeverisë si një përpjekje për të trashëguar pushtetin nga i ati tek i biri, pa harruar që Pirro Misha është ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, fakt të cilin ai vetë se ka mohuar asnjëherë.

  • Fatjon Hoxhalli, nuk plotëson vitet e punës, pasi siç edhe vetë konfirmon ka filluar punë për herë të parë në prill të vitit 2014, në administratë publike.

Hoxhalli është një tjetër emër që figuron të ketë shërbyer në pozicione politike. Ai ka qenë në kabinetin e Niko Peleshit në Kryeministri dhe në Ministri të Bujqësisë më pas deri në vitin 2019.

  • Edvin Kukunja, deklaron 9 vite eksperiencë pune në shtetin italian, por mbetet për t’u verifikuar, si afati ashtu edhe lloji i punës së kryer, pasi ende nuk dihet nëse puna e kryer prej tij në shtetin fqinj përfshihet në fushat që kërkon ligji për mediat audiovizve. Kukunja është këshilltar i Ministrës së Drejtësisë Etilda Gjoni, ndërkohë që në mandatin e parë të qeverisë socialiste ai ka qenë këshilltar i ministres Lindita Nikolla.
  • Denis Dedej, ka përfunduar studimet në gazetari në vitin 2014, ndërkohë që e ka filluar eksperiencën si gazetar në vitin 2007.

Dedej madje ka qenë i punësuar në administratë publike edhe pa përfunduar arsimin e lartë (bachelor në 2014, puna në Shërbimin Kombëtar të Punësimit në janar 2014). Ajo që është e përbashkët për të katër kandidatët është punësimi i tyre në kabinetet e ministrive të ndryshme dhe në Bashkinë e Tiranë, që nënkupton pozicionin e tyre të qartë politik, për sa kohë këto funksione janë thjesht dhe vetëm politike. Mediat kanë raportuar lidhje familjare dhe lidhje të afërta personale të këtyre kandidatëve me figura drejtuese të Partisë Socialiste.

Sipas mediave, këto persona që kanë marrë “mundimin” të bëhen pjesë e kësaj të ashtuquajture “garë”, janë emra krejtësisht të panjohur për opinionin publik dhe pa asnjë kontribut në jetën shoqërorore dhe me rëndësi për komunitetin.

Opozita ka ngritur shqetësimin se emrat e ardhur në kuvend për pozicionin drejtues të kryetarit të AMA-s, shprehin qartë synimin e kësaj mazhorancë për të kontrolluar fjalën e lirë sidomos pas propozimeve të bëra me paketën antishpifje, e cila është kundërshtuar fort nga komuniteti ndërkombëtar.

Marrë nga CNA.al

Previous Post

‘Në shpirt, një Piter Pan i përjetshëm’, zbulohen të ftuarit specialë të natës së dytë

Next Post

Al Pazar udhëton në Malin e Zi, çertifikatë mirënjohje nga shqiptarët e Tuzit

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Al Pazar udhëton në Malin e Zi, çertifikatë mirënjohje nga shqiptarët e Tuzit

Al Pazar udhëton në Malin e Zi, çertifikatë mirënjohje nga shqiptarët e Tuzit

Zbuloni datën e premierës së serialit “Osmani” në TV Klan!

Zbuloni datën e premierës së serialit “Osmani” në TV Klan!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA