IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Andi Bushati: Sfida që më bëri Mazniku. Shikoni me video se kush gënjen!

by IMA Redaksia
2020/05/19
in AKTUALITET
Reading Time: 3 mins read
A A
Andi Bushati: Sfida që më bëri Mazniku. Shikoni me video se kush gënjen!

Nga Andi Bushati

ADVERTISEMENT

Mbrëmë në emisionin “Open” u përfshiva në një debat herë më shumë të zjarrtë dhe herë me më shumë argumenta, me zv kryetarin e bashkisë Arbër Mazniku, lidhur me mashtrimet e rilindjes dhe shkeljet e ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar. Për të mos u zgjatur tezat e mia ishin dy: Së pari se në shumë hallka qeveria dhe bashkia kanë përdhosur ligjet e vendit. E dyta se komunikimi i tyre publik ka qenë i mbushur me gënjeshtra meskine.

Pikërisht për këtë të dytën u krijua edhe përplasja.

Ndërsa unë po argumentoja se në morinë e gënjeshtave ishte edhe alibia që godina e teatrit përbën rrezikshmëri nga tërmetet, por se kjo qe aq e trashë sa u përgënjeshtrua edhe nga goditjet e forta të fund shtatorit edhe nga ato të fund nëntorit, zv kryetari i bashkisë më ndërpreu.

Ai pretendoi se unë po abuzoja me një Fake News, më bëri një leksion gazetarie dhe më kërkoi publikisht në Top Channel, që të demostroja me prova që të nesërmen (pra sot) se nga drejtuesit e institutit të ndërtimit nuk ishte pretenduar kurrë një gjë e tillë. Më kot unë i përmenda emrin e drejtorit Hysenlliu, ai këmbënguli se kjo qe e pavërtetë (video poshtë).

https://www.tpz.al/wp-content/uploads/2020/05/video-1-1.mp4

Ashtu sikurse shihet edhe në sekuencën e shkëputur nga debati në Top Channel, Mazniku më sfidoi duke më thënë se kishte vetëm dy rrugë ose unë do të kërkoja publikisht të falur (sot) përmes Lapsi.al, ose, nëse sillja prova do të qe ai që do e bënte këtë.

ADVERTISEMENT

Në fakt, provat nuk ishin të vështira për tu gjetur. Mjaftonte një kërkim i thjeshtë në rrjet dhe ato qenë aty më zë dhe me figurë. Gjatë një mbledhje me arkitektët dhe konstruktorët, sapo Veliaj kishte marrë në dorë manipulimin e situatës, drejtori i Institutit të ndërtimit, Agron Hysenlliu përmendi në dy raste rrezikun sizmik, si një nga shkaqet se përse godina e Teatrit Kombëtar ishte e rrezikshme.

Po ti shohësh me vëmendje dy videot e mëposhtme Hysenlliu, atëherë kur tërmetet nuk kishin rënë akoma, flet pikërisht për rrezikun sizmik që mohoi mbrëmë, zv kryetari i bashkisë.

https://www.tpz.al/wp-content/uploads/2020/05/video-3-1.mp4

Kjo qe ajo që gjeta më thjeshtë, ashtu sikurse premtova gjatë emisionit edhe me video. Nga kronikat e shtypit më rezulton se të njëjtin qëndrim, pra se teatri rrezikohej nga tërmetet, Agron Hysenlliu e ka mbajtur edhe para komisionit parlamentar për veprimtaritë prodhuese, në 3 korrik 2018. Aty ka qenë i pranishëm kryetari i këtij komisioni, Eduart Shalsi, ish ministri Ilir Beqja, e disa opozitarë të tjerë që si kishin djegur ende mandatet.


Këtu ai ka deklaruar se me 99% teatri nuk i përballon tërmetet dhe vetëm 1% e ka shpëtuar.

E pra kjo është e vërteta.

Në fakt, ajo është një episod fare i vogël në raport me krimin që u bë me Teatrin Kombëtar. Por unë personalisht insistova ti shkoj deri në fund sfiddës që mu bë për ta përdorur si shembull të vërtetueshëm 100%, se Mazniku mbronte aty një institucion të ngritur mbi gënjeshtrën.

Nëtyrisht unë nuk kam ndërmend ti kërkoj atij, burrërinë e plotësimit të sfidës për të cilën dorashkën e hodhi vetë i pari. As nuk e dua, as nuk e pretendoj ndjesën e tij.

Së pari se e di, që ai nuk gënjeu për hesap të tij. Ishte i detyruar ta bënte për llogari të kryetarit që këtë herë e bën për llogari të kryeministrit.

Dhe së dyti sepse po të kërkoja ndjesë nga bashkia, këtë do ta doja nga Erion Veliaj. Ende e kam të ngullur në kujtesë atë ditë vere të vitit 2015, kur në studion e « Opinion » më pa në sy dhe më tha pa iu dridhur qerpiku : « Qytetarët e Tiranës duhet të më votojnë, sepse me dorën time nuk do të firmos asnjë leje ndërtimi në Tiranë ».

Pasi ke provuar këtë nuk të bën më përshtypje asnjë lloj mashtrimi, sado ulëritës që të jetë ai.

Lapsi.al

Previous Post

Gjendet i vdekur aktori i Twilight dhe e dashura e tij

Next Post

Francë, 1.4 milion nxënës kthehen në shkollë me maska sigurie! Ekspertët: Rrezik i ulët

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Francë, 1.4 milion nxënës kthehen në shkollë me maska sigurie! Ekspertët: Rrezik i ulët

Francë, 1.4 milion nxënës kthehen në shkollë me maska sigurie! Ekspertët: Rrezik i ulët

U surprizua në “Dua të të bëj të lumtur”, Pëllumb Pipero befason Arbana Osmanin

U surprizua në “Dua të të bëj të lumtur”, Pëllumb Pipero befason Arbana Osmanin

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA