IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Aplikacionet reduktojnë numrin e thirrjeve ndërkombëtare në Shqipëri

by IMA Redaksia
2020/09/22
in MOBILE
Reading Time: 2 mins read
A A
Aplikacionet reduktojnë numrin e thirrjeve ndërkombëtare në Shqipëri

Vitin e kaluar volumi i thirrjeve ndërkombëtare pësoi tkurrje me 25% dhe ka arritur nivelet më të ulëta historike, megjithëse operatorët prej vitesh i kanë përfshirë në disa prej paketave mujore të komunikimit.
Aplikacionet e komunikimit reduktojnë përdorimin e thirrjeve ndërkombëtare
Përdorimi i aplikacioneve të lidhura me internetin po ul me ritëm të shpejtë përdorimin e thirrjeve ndërkombëtare nga rrjetet celulare.
Të dhënat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se në tremujorin e dytë të vitit, trafiku total i thirrjeve ndërkombëtare ra në 6.6 milionë minuta, 43% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

ADVERTISEMENT

Vitin e kaluar volumi i thirrjeve ndërkombëtare pësoi tkurrje me 25% dhe ka arritur nivelet më të ulëta historike, megjithëse operatorët prej vitesh i kanë përfshirë në disa prej paketave mujore të komunikimit.

Rënia e trafikut të thirrjeve ndërkombëtare është një shembull tipik sesi interneti dhe aplikacionet Over the Top, si WhatsApp, Viber, etj po e ndryshojnë mënyrën e komunikimit dhe të përdorimit të aparatit celular. Këto aplikacione po japin një efekt të ndjeshëm edhe në trafikun kombëtar të shërbimeve shkruan Monitor.

Për tremujorin e dytë, volumi i thirrjeve dalëse nga rrjetet celulare ra me 9.3%, ndërsa numri i mesazheve të shkruara pësoi një rënie edhe më të thellë, me 43%. Rënia e trafikut të komunikimit direkt përmes rrjeteve është kompensuar nga një rritje e ndjeshme e konsumit të internetit, me 20% më shumë krahasuar me një vit më parë.

ADVERTISEMENT

Tendencat tregojnë se rrjetet celulare do të përdoren gjithnjë e më pak për marrjen e komunikimit direkt, sepse këto shërbime po zëvendësohen në një masë të madhe nga interneti. Tek telefonatat ndërkombëtare, që janë më të shtrenjta, kjo tendencë duket edhe më e shpejtë.

Tani sfida më e madhe për operatorët është përmirësimi i cilësisë së mbulimit të territorit me internet. Në fakt, mbulimi i territorit me rrjetin e gjeneratës së fundit 4G nuk është ende në nivele shumë të larta. Deri në fund të vitit 2018, mbulimi i territorit me 4G ishte vetëm 57%, ndërsa, sipas AKEP, për vitin 2019 shkalla e mbulimit u përmirësua në 73%.

Megjithatë, diferencat në shkallën e mbulimit të territorit me rrjet mes operatorëve janë të mëdha. Ndërsa jemi në pragun e kalimit në teknologjinë 5G, shifrat e mbulimit të territorit tregojnë se investimet në rrjetin 4G kanë qenë të pamjaftueshme. Shpeshherë, operatorët i përdorin gjeneratat e reja teknologjike si flamuj marketingu, por realiteti është se cilësia e ofrimit të shërbimit lë shumë për të dëshiruar, sidomos jashtë qendrave të mëdha urbane.

Source: PCWORLD.AL
Previous Post

“S’janë armë zjarri”, avokatja e Fjolla Morinës: Njëra është pistoletë për të trembur qentë, tjetra çakmak

Next Post

Infektohet me Covid-19, kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi

TË NGJASHME

Apple ndryshon iPhone-in pas gati 20 vitesh/ Prezantohet iPhone Duo, modeli i parë që paloset
MOBILE

Apple ndryshon iPhone-in pas gati 20 vitesh/ Prezantohet iPhone Duo, modeli i parë që paloset

Pas vitesh spekulimesh, Apple ka hyrë zyrtarisht në tregun e telefonave të palosshëm. Kompania prezantoi sot iPhone Duo, iPhone-in e...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Starlink Mobile vjen në Shqipëri, internet direkt nga sateliti në celular pa pajisje shtesë
MOBILE

Starlink Mobile vjen në Shqipëri, internet direkt nga sateliti në celular pa pajisje shtesë

Shqipëria pritet të jetë ndër tregjet e para europiane ku Starlink do të lidhet drejtpërdrejt me telefonat celularë, pa pasur...

by IMA Redaksia
Sht 3, 2026
TikTok rikthehet në Shqipëri: Platforma hapet sërish pas një viti
MOBILE

TikTok rikthehet në Shqipëri: Platforma hapet sërish pas një viti

Pas një periudhe të gjatë të ndalimit, TikTok ka rikthyer aksesin në Shqipëri. Vendimi është njoftuar në një komunikatë zyrtare...

by IMA Redaksia
Shk 4, 2026
One Macedonia merr licencën kombëtare dhe hyn zyrtarisht si operatori i tretë celular në Maqedoninë e Veriut
MOBILE

One Macedonia merr licencën kombëtare dhe hyn zyrtarisht si operatori i tretë celular në Maqedoninë e Veriut

One Macedonia, degë e grupit hungarez 4iG Group, ka marrë zyrtarisht licencën kombëtare për operim si operatori i tretë mobil...

by IMA Redaksia
Jan 23, 2026
Autoriteti Italian i Konkurrencës hap hetim për blerjen e Vodafone Italia nga Swisscom
MOBILE

Autoriteti Italian i Konkurrencës hap hetim për blerjen e Vodafone Italia nga Swisscom

Autoriteti Italian i Konkurrencës (Autorità Garante della Concorrenza e del Mercato) ka nisur një hetim të thelluar për të vlerësuar...

by IMA Redaksia
Sht 12, 2024
WhatsApp sjell një risi që ruan privatësinë e të gjithëve!
MOBILE

WhatsApp sjell një risi që ruan privatësinë e të gjithëve!

Aktualisht, kontaktet tona në WhatsApp ruhen ashtu siç i kemi të regjistruara në rubrikën tonë telefonike. Pasi t’i kemi regjistruar...

by IMA Redaksia
Gus 25, 2024
Next Post
Infektohet me Covid-19, kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi

Infektohet me Covid-19, kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi

Panë “El Classico-n” me lekët e biznesmenit, Apeli “shpëton” nga burgu tre gjyqtarët

Panë “El Classico-n” me lekët e biznesmenit, Apeli “shpëton” nga burgu tre gjyqtarët

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA