Apple ka hequr Fortnite nga App Store i tij, duke mos i lejuar lojtarët të instalojnë një nga lojërat më të njohura në botë në iPhone.
Ky vendim erdhi pas një risie të Fortnitet, i cili lejonte lojtarët të blinin valuta në lojë me një normë më të ulët, nëse këtë do ta bënin direkt përmes prodhuesit Epic Games – duke anashkaluar Applen, raporton BBC.
Disa orë më vonë, Google gjithashtu ka bërë të ditur se do të ndalojë shkarkimin e video lojës nga Google Play Store – megjithëse mbetet në dispozicion të telefonave të tjerë Android përmes mjeteve të tjera.







