Arben Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kreun e ri të KLSH-së

Kuvendi zgjodhi kreun e ri të KLSH-së, Arben Shehun.

Në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kuvendi i Shqipërisë u mblodh në seancë plenare, ku u zgjodh kreu ri i KLSH-së Arben Shehu.

Me 108 vota pro, 5 kundër dhe 4 abstenim, Kuvendi vendosi të miratojë kandidaturën e katërt të propozuar nga Presidenti i Republikës për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në seancën e sotme, Shehu bëri dhe betimin, duke falënderuar deputetët e Kuvendit për besimin që i dhanë. /j.p/