IMA - InfoMedia Albania
IMA AWARDS
AUDITEL
#theSummerSong
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
IMA - InfoMedia Albania
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Armët bërthamore dhe qëndrimi i Shqipërisë

nga IMA Redaksia
2022/01/21
në AKTUALITET
Koha e Leximit: 5 mins read
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Armët bërthamore janë armë zjarri, që shpërthejnë nga forca shkatërruese e reaksioneve bërthamore, ose nga forca që krijohet nga ndarja apo një kombinim i ndarjes dhe shkrirjeve së grimcave bërthamore. Gjatë këtyre dy proceseve lirohet sasi e madhe e energjisë nga një sasi relativisht e vogël e materies. Ajo peshon pak më shumë se një mijë kilogram dhe mund të shkaktojë një shpërthim të krahasueshëm me shpërthimin e më shumë se një miliard kilogram të materialit shpërthyes. Në historinë e njerëzimit ato njihen si armët më shkatërruese e çnjerëzore të krijuara ndonjëherë, si në shkallën e shkatërrimit që ato mund të shkaktojnë ashtu dhe në pasojat e tyre unike të përhapjes dhe të dëmtimit gjenetik radioaktiv, si asnjë armë tjetër më parë, të njohura ndryshe dhe si armë të shkatërrimit në masë.

REKLAMA

Shtetet sot ndahen në shtete të cilat prodhojnë armë bërthamore, ato që mbajnë armë bërthamore dhe ato që janë pro posedimit e përdorimit të armëve bërthamore në rast nevoje. Nëntë janë shtetet që investojnë nga fondet e tyre publike për prodhimin e mirëmbajtjen e armëve bërthamore, si: Rusia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Kina, Britania e Madhe, Pakistani, India, Izraeli, Koreja e Veriut. Numri i armëve bërthamore që ato kanë varion nga 6 257 Rusia deri në 45 Koreja e Veriut. 5 janë shtetet, të cilat nuk prodhojnë armë bërthamore, por janë mbajtëse në territoret e tyre të armëve bërthamore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kuadër të aleancës së NATO-s: Turqia, Italia, Belgjika, Gjermania, Holanda. Procedura e mirëmbajtjes së armëve bërthamore kryhet nga shtetet, të cilat i kanë “në pronësi” armët bërthamore dhe numri i armëve bërthamore varion nga 50 armë bërthamore në Turqi deri në 20 armë bërthamore në Holandë. Mos mendoni se numri i ulët i armëve bërthamore e bën një shtet “më të mirë”. Shpërthimi i një arme të vetme bërthamore mbi Nju Jork do të shkaktonte rreth 583 160 vdekje[1] dhe shpërthimi mund të vijё si rezultat edhe një manovre të gabuar gjatë procesit të mirëmbajtjes dhe jo vetëm si rezultat i përdorimit të tyre në rast rreziku të ndonjë lufte të mundshme.

Ndërkohë kemi 27 shtete të cilat nuk prodhojnë dhe as mbajnë në territorin e tyre armë bërthamore, por miratojnë prodhimin dhe mbajtjen e armëve bërthamore, si: Shqipëria, Armenia, Australia, Bjellorusia, Belgjika, Bullgaria, Kanada, Kroacia, Republika Ceke, Danimarka, Estonia, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Japonia, Letonia, Lituania, Luksemburg, Mali i Zi, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Koreja e Jugut, Spanja, Turqia.

Armët bërthamore duhet të asgjësohen vetëm duke bërë bashkë të gjitha shtetet që të drejtohen drejt këtij objektivi. Të ndodhur para këtij fakti, Organizata e Kombeve të Bashkuara në vitin 2017 arriti të bëjё bashkë 135 shtete, si dhe anëtarë të shumtë të shoqërisë civile nga e mbarë bota, të cilët diskutuan mbi hapat që duhet të marrin shtetet për asgjësimin e armëve bërthamore. Si rezultat i diskutimeve u arrit hartimi i Traktatit për Ndalimin e Armëve Bërthamore dhe ai ka hyrë në fuqi më 22 janar 2021. Këtë vit festohet një vit nga hyrja në fuqi e tij.

REKLAMA

Para miratimit të traktatit, armët bërthamore ishin të vetmet armë të shkatërrimit në masë, që nuk i nënshtroheshin një ndalimi gjithëpërfshirës, pavarësisht nga pasojat e tyre katastrofike, të përhapura dhe të vazhdueshme humanitare dhe mjedisore. Marrëveshja e re plotëson një boshllëk të rëndësishëm në të drejtën ndërkombëtare sepse i ndalon shtetet të zhvillojnë, testojnë, prodhojnë, transferojnë, posedojnë, grumbullojnë, përdorin ose kërcënojnë të përdorin armë bërthamore ose të lejojnë që armët bërthamore të vendosen në territorin e tyre. Ajo gjithashtu i ndalon ata të ndihmojnë, inkurajojnë ose nxisin dikë që të përfshihet në ndonjë nga këto aktivitete.

Një shtet që posedon armë bërthamore mund t’i bashkohet Traktatit, për sa kohë që pranon t’i shkatërrojë ato në përputhje me një plan ligjërisht të detyrueshëm dhe të kufizuar në kohë. Në mënyrë të ngjashme, një shtet që mban armë bërthamore të një shteti tjetër në territorin e tij mund të bashkohet, për sa kohë që pranon t’i heqë ato brenda një afati të caktuar. Traktati është ligjërisht i detyrueshëm për ato shtete që i bashkohen. Detyrimet e çdo shteti pjesë e Traktatit për Ndalimin e Armëve Bërthamore, përfshijnë dhe ndihmën ndaj viktimave të armëve bërthamore, rehabilitimin mjedisor dhe bashkëpunimin e ndihmën ndërkombëtare në kuadër të asgjësimit të tyre. Aktualisht, Traktatin e kanë nënshkruar 86 shtete në mbarë botën dhe 56 shtete janë palë e tij.

Shqipëria është një shtet që nuk ka prodhuar dhe as ka mbajtur në territorin e saj armët bërthamore. Ajo nuk e ka nënshkruar apo ratifikuar ende Traktatin për Ndalimin e Armëve Bërthamore. Në vitin 2016, Shqipëria gabimisht votoi pro rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila u jepte mandate zyrtare shteteve të nisnin negociatat mbi “Një instrument ligjërisht të detyrueshëm për të ndaluar armët bërthamore, duke çuar kështu drejt asgjësimit të tyre të plotë”. Më vonë Shqipëria informoi sekretariatin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që kishte dashur në fakt që të votonte kundër rezolutës. Shqipëria nuk ka marrë pjesë në negociatat për Traktatin për Ndalimin e Armëve Bërthamore, të zhvilluar në Nju Jork nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në vitin 2017 dhe nuk e ka votuar miratimin e tij. Në ditën e çeljes së Konferencës për Negociatat, u bashkua me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke protestuar për procesin e hartimit të Traktatit. Ajo ka votuar vazhdimisht kundër rezolutës vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që nga viti 2018.

Shqipëria renditet në ato shtete, të cilat pranojnë posedimin e përdorimin e armëve bërthamore në rast nevoje, e lidhur kjo ngushtësisht me të qenit pjesë e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhe Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO).

Në këtë vit të rëndësishëm ku festohet 1 vit nga hyrja në fuqi e Traktatit për Ndalimin e Armëve Bërthamore, shtetet palë të Traktatit do të mblidhen në Vjenë, më 22 -24 Mars për të diskutuar mbi hapat që do të ndërmarrin, bazuar në detyrimet e përcaktuara në Traktat, në vitet në vijim. Shteti shqiptar edhe nëse nuk ka ndryshuar qëndrimin e tij politik në lidhje me Traktatin për Ndalimin e Armëve Bërthamore duhet të marrё pjesë në këtë takim si shtet vëzhgues, për të marrë informacionin e nevojshëm, krijuar bindjen e tij të bazuar në fakte, dokumentacione dhe informacione, të marr eksperiencën e shteteve që tashmë janë pjesë e Traktatit me qëllim ndërmarrjen në të ardhmen e një hapi të rëndësishëm për t’u thënë jo armëve bërthamore dhe të bëhet pjesë kështu e Fushatës Ndërkombëtare për Asgjësimin e Armëve Bërthamore. Gjithashtu pjesëmarrja në këtë takim vjen në një moment të rëndësishëm për shtetin shqiptar meqenëse nga Janari i këtij viti ka filluar mandatin e tij dy vjeçar, si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

[1] Burimi NUKEmap.

ShareTweetPin
Postimi i Mëparshëm

Seher mëson se vdekja e motrës së saj ka qënë e qëllimshme. Nesër në Amaneti!

Postimi Tjetër

“Universi Squid Game sapo ka filluar”, CEO i Netflix konfirmon sezonin e dytë të serialit koreano-jugor

TË NGJASHME

AKTUALITET

Trazirat në Tiranë: Policia shoqëron 60 “huliganë” të lënduar 10 policë

Sonte në mbrëmje, një grup tifozësh kanë lëvizur në drejtim të stadiumit "Air Albania" dhe sipas informacioneve tentonin të përplaseshin...

nga Rezalt Justin Kasaj
Maj 25, 2022
AKTUALITET

Tirana në kaos nga huliganët, përplasen me policinë, dhunojnë kryeqytetin dhe terrorizojnë qytetarët

Dita e martë dhe e mërkura kur edhe do të luhet sfida mes Feyenoord dhe Romës në Tiranë për finalen...

nga IMA Redaksia
Maj 24, 2022
AKTUALITET

Përurimi i plazhit të parë plotësisht të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuar

Sipas Censusit të vitit 2011 numri i personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri është përllogaritur të jetë 173.600 qytetarë....

nga IMA Redaksia
Maj 21, 2022
SHENDETI

Sonte flini me çorapët e lagura, efektin e vëreni ditëve në vijim

Për t'ia dalë të shmangni shumicën e sëmundjeve, sistemin imun duhet ta keni të fortë. Kur sistemi imun forcohet, organizmi...

nga IMA Redaksia
Pri 28, 2022
LIFESTYLE

E pazakontë: 40-vjeçarja ngec me kokë në tualet

Një grua duhej të shpëtohej nga zjarrfikësit pasi ra në një tualet ndërsa përpiqej të gjente celularin e saj që...

nga IMA Redaksia
Pri 28, 2022
LIFESTYLE

Brenda burgut ku të burgosurit varen vetëm dhe pa një vakt të fundit

Ekzekutimi i një burri malajzian të dënuar për trafik droge në Singapor dje (e mërkurë, 27 prill) ka vënë sërish...

nga IMA Redaksia
Pri 28, 2022
Postimi Tjetër
squid game

"Universi Squid Game sapo ka filluar", CEO i Netflix konfirmon sezonin e dytë të serialit koreano-jugor

olti shaqiri

Nga pika e dobët te konkurrenti më i fortë, vëllai i Ilirit reagon për herë të parë dhe zbulon kur u shqetësua më shumë familja

klinika dentare lako
menudixhitale

TË FUNDIT

AKTUALITET

Trazirat në Tiranë: Policia shoqëron 60 “huliganë” të lënduar 10 policë

nga Rezalt Justin Kasaj
Maj 25, 2022
0

Sonte në mbrëmje, një grup tifozësh kanë lëvizur në drejtim të stadiumit "Air Albania" dhe sipas informacioneve tentonin të përplaseshin...

Lexo Më Shumë
AKTUALITET

Tirana në kaos nga huliganët, përplasen me policinë, dhunojnë kryeqytetin dhe terrorizojnë qytetarët

nga IMA Redaksia
Maj 24, 2022
0

Dita e martë dhe e mërkura kur edhe do të luhet sfida mes Feyenoord dhe Romës në Tiranë për finalen...

Lexo Më Shumë
Televizion

Pas ribashkimit, Bora Zemani dhe Donald Veshaj shijojnë pushimet e para në jug të Shqipërisë

nga IMA Redaksia
Maj 23, 2022
0

Gjërat mes Donald Veshajt dhe Bora Zemanit janë shumë mirë. Aq mirë sa ata kanë nisur edhe pushimet e para...

Lexo Më Shumë
AKTUALITET

Përurimi i plazhit të parë plotësisht të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuar

nga IMA Redaksia
Maj 21, 2022
0

Sipas Censusit të vitit 2011 numri i personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri është përllogaritur të jetë 173.600 qytetarë....

Lexo Më Shumë
IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bëhu pjesë e IMA!
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist