Një mjek është vënë në pranga ditën e sotme nga Policia e Tiranës pasi akuzohet për korrupsion dhe falsifikim të tamponëve të Covid-19. Sipas informacioneve nga “News24” është arrestuar nga efektivët e Policisë në kryeqytet mjeku 66-vjeçar Niko Nika. Ai akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore” kryer në bashkëpunim, më shume se një herë, dhe “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.
Njoftimi zyrtar i Policisë:
“Nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit N. N., 66 vjeç, pasi Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim, më shume se një herë dhe “Ushtrim, ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”.







