IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Babë e bir në bordin e anijes së rrëmbyer në Nigeri, zbulohet biseda e fundit e të riut. Pala shqiptare ‘i ka duart e lidhura’, telefoni deri dje ishte ndezur, tani nuk gjurmohet dot

by elim
2020/12/23
in AKTUALITET
Reading Time: 3 mins read
A A
Babë e bir në bordin e anijes së rrëmbyer në Nigeri, zbulohet biseda e fundit e të riut. Pala shqiptare ‘i ka duart e lidhura’, telefoni deri dje ishte ndezur, tani nuk gjurmohet dot

Ndoj Shytani ishte rritur jetim, ndërsa të njëjtin fat kishte pasur edhe i biri i tij, Marku të cilin nëna e kishte lënë që të vogël. Ata jetonin në Tiranë bashkë me vëllain e Ndojit, Ndrec Shytanin, ndërsa Marku ka edhe një motër të martuar që jeton në Itali.

ADVERTISEMENT

“Jam në Portin “Harcourt”, më parë ishim në Lagos. Ka mundësi të rikthehemi sërish në Lagos për të ngarkuar. Jemi ngarkuar në Turqi me ushqime pluhur dhe me gips pluhur që e sollëm këtu. Këtu ka mundësi të marrim hekur për ta dërguar në Europë. Këtu në Lagos Irland është mirë, ka ndërtesa të mëdha, ka edhe shumë të huaj sepse njihet si qendër biznesi, sepse është port i madh”. Kjo është pjesë nga biseda që Fax News ka siguruar e bërë për herë të fundit mes Mark Shytanit dhe një të njohuri të tij para se të humbiste çdo kontakt bashkë me të atin, Ndoj Shytani.

Mediat e huaja raportojnë se të paktën 9 persona janë marrë peng nga piratët në Nigeri dhe kërkojnë para për t’i lënë të lirë. Anija në të cilët udhëtonin rreth 18 persona mes tyre edhe dy shqiptarët, babë e bir me origjinë nga një fshat i thellë i Shkodrës, Shllak që jetojnë prej 20 vitesh në Tiranë është lënë e lirë bashkë me një pjesë të ekuipazhit.

Fax News mëson se Ndoj Shytani 55-vjeç kishte diçka më shumë se një vit që punonte si mekanik anijesh ndërsa më parë kishte punuar si elektriçist në Tiranë. Më vonë kishte marrë edhe të birin me vete, punë që ia kishte mësuar ai, Mark Shytanin 26-vjeç. Së bashku si marinarë ata udhëtonin në bordin e anijes “Stevia”. Pronari i anijes është Nikolin Gjergji, ndërsa malli që transportohej në të ishte i kompanisë “Envi and E.E.”

Anija raportohet se është marrë peng që të Mërkurën e kaluar ndërsa vetëm ditën e djeshme është bërë me dije se mbi të udhëtonin edhe shqiptarë. “STEVIA” u mor peng nga piratët rreth 52 kilometra larg brigjeve të Nigerisë ndërsa një pjesë e ekuipazhit dhe vetë anija janë lënë të lirë, por 9 prej punonjësve nuk kanë pasur të njëjtin fat.

Deri ditën e djeshme celulari i Mark Shytanit thonë burime për Fax News ka dalë i ndezur, ndërsa prej 24 orësh nuk rezulton aktiv për rrethana që nuk dihen, ndërsa mediat e huaja raportojnë se nga informacionet zyrtare të konsullatave dhe zyrave diplomatike, pengjet nuk janë dhunuar.

ADVERTISEMENT

Mjeti lundrues është blerë nga Nikolin Gjergji në Bullgari pranverën e këtij viti, ndërsa anija mbante flamurin Kamerunit dhe rezulton e regjistruar në shtetin e Kamerunit ku kishte ndaluar të blinte edhe ngarkesa me destinacion Portin e Lagos. Burime bëjnë me dije se piratët kërkojnë para për lirimin e pengjeve por që Shqipëria nuk ndërhyn dot pasi gjithçka varet nga Kameruni dhe Bullgaria ku ishte blerë mjeti.

Nikolin Gjergji, pronari i anijes deri më tani nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar dhe publik mbi të dhënat që ai ka. Mësohet se Anija ka qëndruar për rreth 15 ditë e ankoruar në brigjet turke bashkë me ekuipazhin për shkak se nuk ishte dhënë leja e lëvizjes.

6 personat e tjerë të marrë peng janë marinar ukrainas dhe një kapiten nga Siria. Burime pohojnë se edhe konsullata shqiptare në Egjipt është vënë në dijeni për ngjarjen dhe ka bërë tentativa negocimi. Anija gjendej në radën e jashtme të Portit të Lagos kur ka rënë pre e piratëve nigerian të cilët nuk kanë rrëmbyer anijen por kanë mbajtur peng të paktën 9 pjesëtarë të ekuipazhit.

Kjo nuk është hera e parë që në këtë rajon ndodhin ngjarje të tilla, pasi e fundit ndodhi në Korrik të këtij viti ku 6 marinarë ukrainas u mbajtën peng nga piratët 1 muaj e gjysëm dhe më pas u lanë të lirë në fillim të Shtatorit. Zona e Gjirit të Guinesë është rajoni më aktiv ekonomik dhe i pasur me naftë i Afrikës ndërsa aktiviteti i piratëve në rajon është rritur vitet e fundit.

 

Source: Dosja.Al
Tags: Anije e marrë pengBabe e birKamerunShqiptareStevia
Previous Post

Franca hap kufijtë me Britaninë e Madhe

Next Post

Meta humb mikun e ngushtë, i dedikon fjalë prekëse: Vizitat në Tushemisht s’do të jenë më njësoj

TË NGJASHME

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Beteja e Fjalës: Finalja e Re-Debate VII do të Kurorëzojë Kampionin Kombëtar të Debatit!
AKTUALITET

Beteja e Fjalës: Finalja e Re-Debate VII do të Kurorëzojë Kampionin Kombëtar të Debatit!

Tiranë, 11 qershor 2024 – Përgatituni për një spektakël të vërtetë! Finalja e shumëpritur e Re-Debate VII, Kampionatit Kombëtar të...

by IMA Redaksia
Qer 7, 2024
Fjalë banale dhe denigruese: Shfrytëzonin 10-vjeçarin për të përfituar nga TikTok-u, arrestohet babai dhe gjyshja nga Saranda
AKTUALITET

Fjalë banale dhe denigruese: Shfrytëzonin 10-vjeçarin për të përfituar nga TikTok-u, arrestohet babai dhe gjyshja nga Saranda

Finalizohet pas 2 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Shoë”. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Kuçovë, në...

by IMA Redaksia
Shk 21, 2024
Ndizet skena e Artit të Fjalës: Fillon Edicioni i VII i ‘Re-Debate’ – Kampionati Kombëtar i Debatit në Shqipëri
AKTUALITET

Ndizet skena e Artit të Fjalës: Fillon Edicioni i VII i ‘Re-Debate’ – Kampionati Kombëtar i Debatit në Shqipëri

Pas gjashtë edicioneve të suksesshme LIBURNETIK ka filluar edicionin e VII-të të Kampionatit Kombëtar të Debatit, Re-Debate, duke dëshmuar tashmë...

by IMA Redaksia
Pri 21, 2024
Next Post
Meta humb mikun e ngushtë, i dedikon fjalë prekëse: Vizitat në Tushemisht s’do të jenë më njësoj

Meta humb mikun e ngushtë, i dedikon fjalë prekëse: Vizitat në Tushemisht s’do të jenë më njësoj

Përplaset autobusi me pasagjerë/ 17 persona humbin jetën

Përplaset autobusi me pasagjerë/ 17 persona humbin jetën

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA