IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Bashkëpunimi Rajonal si forcë shtytëse për rritje ekonomike dhe stabilitet

by IMA Redaksia
2021/02/13
in AKTUALITET
Reading Time: 3 mins read
A A
Bashkëpunimi Rajonal si forcë shtytëse për rritje ekonomike dhe stabilitet

Përkundër sfidave të ndryshme, vendet e Ballkanit Perëndimor po hedhin hapa të rëndësishëm në procesin e integrimit në BE,si dhe në përmirësimin ekonomik të rajonit. Vendet e Ballkanit Perëndimor po përpiqen të përmirësojnë ekonomitë e tyre dhe të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit në BE duke ndërmarrë hapa të mëtejshëm në nivel rajonal.

ADVERTISEMENT

Integrimi politik dhe ekonomik drejt strukturave dhe tregjeve europiane do të bëjë të mundur krijimin e një rrjeti të përbashkët rajonal në lehtësimin e tregtisë mes vendeve të Ballkanit.

Që nga fillimi, pushteti i BE-së ka ndihmuar në reformimin e shtetit dhe ekonomisë në Ballkan, në përmirësimin e cilësisë së demokracisë dhe në rritjen e produktivitetit në institucionet publike.

Procesi i anëtarësimit në BE është i ndërtuar në mënyrë të atillë që politik bërja përkatëse në vendet e Ballkanit anashkalon diskutimet për politikat. Në fakt, kjo politik bërje përkthehet në miratim dhe zbatim të standardeve të përputhshme me BE-në. Duke e konsideruar integrimin në BE si perspektiva më mirë e zhvillimit dhe si një sfidë të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor, vendet e Ballkanit janë të detyruara për një bashkëpunim dhe stabilitet rajonal.

Por a mundet Ballkani Perëndimor të integrohet në Bashkimin Evropian pa mbaruar një herë së integruari brendapërbrenda? Si mundet një entitet më i vogël të integrohet në një më të madh kur ai vetë është ende i shpërbërë?

Pikësëpari, niveli i lartë i konfliktit politik e pengon zhvillimin dhe progresin e shëndoshë të një shoqërie duke thithur energjinë e kufizuar njerëzore për çështje kryesisht joproduktive. Së dyti, jo vetëm shkojnë dëm koha dhe burimet e kufizuara njerëzore për punë jo krijuese, por e gjithë shoqëria mbahet peng nga një atmosferë e vazhdueshme konflikti, duke tërhequr shumicën e vëmendjes. Kompromisi midis këtyre vendeve mund tëpërshkallëzoje situatën e brendshme politike midis rajonit. Ndonëse kompromisi në Ballkanin Perëndimor shihet ende shpesh si shenjë dobësie, ai përbën bazën e Bashkimit Evropian, entitetin në të cilin këto vende do të donin të integroheshin.

Sot, niveli i bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor ka krijuar nevojën edhe për një mbështetje të fortë parlamentare. Pasi disa forume parlamentare të zhvilluara në rajon jo vetëm që lehtësojnë komunikimin rajonal, por gjithashtu kontribuojnë edhe në mirëkuptimin e përbashkët rajonal dhe procesin e integrimit të rajonit në BE.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) me seli në Sarajevë është institucioni më i rëndësishëm që i bashkon vendet e Ballkanit në interesa të përbashkëta. Ky Këshill siguron kontribute të rëndësishme në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkan, si dhe në mbështetjen e reformave politike, ekonomike, sociale dhe institucionale në vendet e rajonit.

Me mbështetjen e të gjitha këtyre institucioneve dhe aktiviteteve të mbajtura në nivel rajonal, vendet e Ballkanit po përpiqen të ndërtojnë një perspektivë të re për veten e tyre. Ato dëshirojnë që Ballkani të mos njihet si një rajon i paqëndrueshëm, por si një rajon që lufton korrupsionin, që forcon institucionet shtetërore, që përpiqet të thith investime të huaja dhe që interesohet me kushtet e jetesës së qytetarëve të saj.

ADVERTISEMENT

Kohët e fundit në bashkëpunimin rajonal midis vendeve të Ballkanit kanë nisur të mëshojnë çështjet ekonomike si: përmirësimi i kushteve të jetesës, konkurrenca dhe zhvillimi.
Për dekada të tëra vendet e Ballkanit nuk po hyjnë dot në mesin e ekonomive në rritje. Nëse u referohemi shifrave, shikojmë se pjesa që zinin vendet e Ballkanit Perëndimor brenda PBB-së totale të botës në vitin 1980 ka qenë 0,38%, ndërsa në vitin 2008 kjo shifër kishte rënë në 0,18%. Pas kësaj date, problemet socio-ekonomike në vendet e Ballkanit u thelluan edhe më shumë për shkak edhe të krizës ekonomike globale. Sot, të ardhurat për kokë banori në vendet e Ballkanit Perëndimor janë 38% e të ardhurave mesatare për frymë në BE.

Megjithatë, vendet e Ballkanit do të duhet të ndërmarrin më shumë hapa në lidhje me këto çështje. Ndërsa për të përshpejtuar procesin e pranimit në BE, ato do të duhet të marrin hapa më të vendosura në nivel kombëtar dhe rajonal, në drejtim të sundimit të ligjit, të mirëqeverisjes ekonomike dhe zhvillimit të kapaciteteve administrative. Përveç kësaj, ato duhet të jenë të kujdesshme në shmangien e lëvizjeve dhe deklaratave që tensionojnë marrëdhëniet dypalëshe sepse është parë që tensionet nuk mungojnë në Ballkan.

Via: Armela Toska
Previous Post

Moti i keq dhe era e fortë, pezullohen lundrimet Durrës-Bari

Next Post

E trishtë. Ndërron jetë nga Covid-19 bashkëshorti i gazetares së ‘STOP’, vetë punonte si montazhier dhe sapo ishte bërë baba i një vajze

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
E trishtë. Ndërron jetë nga Covid-19 bashkëshorti i gazetares së ‘STOP’, vetë punonte si montazhier dhe sapo ishte bërë baba i një vajze

E trishtë. Ndërron jetë nga Covid-19 bashkëshorti i gazetares së 'STOP', vetë punonte si montazhier dhe sapo ishte bërë baba i një vajze

Tjetër shpërthim i fuqishëm në Lezhë, asnjë shenjë nga ka ardhur, u dëgjua deri në Shëngjin

Tjetër shpërthim i fuqishëm në Lezhë, asnjë shenjë nga ka ardhur, u dëgjua deri në Shëngjin

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA