Parul Chauhan dhe Sara Khan janë dy aktoret e njohura me rolet e tyre si motrat Ragni dhe Sadna në serialin televiziv “Bidaii”. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Ragni ka shuar kureshtjen e fansave rreth jetës së tyre reale.
“Sara (Sadna) donte të bënte gjëra të tjera dhe unë gjëra të tjera. Kurrë nuk e krahasoj veten me të tjerët,” është shprehur Parul (Ragni).
Dy aktoret, motra në film, dy vjet pas mbarimit të “Bidaii” nuk u shoqëruan më me njëra tjetrën; madje kur kanë qënë të ftuara në një festë, i janë shmangur njëra-tjetrës. Njëra ka shkuar në festë pikërisht në momentin kur tjetra ka dalë për të mos u përballur.