Bilanci 24 orëve të fundit/ Situatë e rënduar në spitale, 4 pacientë humbin jetën nga Covid-19

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 167 raste të reja me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë këtyre 24 orëve, kanë humbur jetën 4 persona si pasojë e koronavirusit, duke e çuar në 338 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19 në dy spitalet Covid një 59-vjeçar dhe një 78-vjeçar nga Tirana, një 71-vjeçare nga Shkodra dhe një 76-vjeçar nga Lezha.

Situatë e rënduar paraqitet në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, ku po marrin trajtimin 179 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 8 të intubuar.

Ndërkohë ditën e fundit 46 qytetarë rezultojnë të shëruar nga koronavirusi.