Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, e cila prej vitesh jeton në Amerikë ku po kërkon të depërtojë tregun muzikor amerikan, këtë herë do të provojë një tjetër “trampoline” për të realizuar endrrën e saj hollywood-iane.
Bleona do të jetë pjesë e një reality show në Amerikë, në fokus të të cilit janë gjashtë artistë europian që duan të bëjnë karrierë në Amerikë. Protagonistët janë artistë nga Gjermania, Italia, Austria, Danimarka etj., të cilët kane vendosur të ndajnë me publikun përditëshmërinë e tyre, punën, vështirësite dhe sakrificat për të arritur suksesin në Hollywood.
Faqja zyrtare e shfaqjes e ka quajtur Bleonen si “Madona Shqiptare”, e cila hapat e saj të parë si artiste i hodhi në moshën 5 vjeçare në “Pallatin e Pionerve”.
Euros of Hollywood do të prezantoj jetën e Bleonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe punën e
bëre nga ajo si artiste. Ne këtë reality ajo është e shoqëruar nga nëna dhe babai, të cilët janë mbeshtesit e saj të pandarë në karrierën si këngëtare.
Për të gjithë fansat e Bleonës, seritë e Euros of Hollywood mund t’i ndiqni nga data 3 nëntor në Bravo TV.
IMA / G. Qerimi









