IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Bleri Dervishi: Nuk e prisja të isha fitues i Master Chef Albania 2. Shef Renato nuk ka ndikuar në fitoren time

by Niko Lako
2015/02/21
in EKSKLUZIVE
Reading Time: 4 mins read
A A
Bleri Dervishi: Nuk e prisja të isha fitues i Master Chef Albania 2. Shef Renato nuk ka ndikuar në fitoren time

Mes sfidash dhe emocionesh një javë më parë u mbyll suksesshëm edicioni i dytë i Masterchef Albania. Bleri Dervishi, djali 21 vjecar, u shpall fituesi i këtij edicioni duke rrebyer trofeun që i jep udhë endrrës drejt afirmimit të një shefi të vërtetë. Nga pjatat e thjeshta në kuzhinën e shtëpisë, në Masterchef mes sodisfaksiove dhe kritikave, djali i talentuar arriti të marrë pikët maksimale nga tre shefat Sokol Prenga, Gezim Musliaka dhe Renato Mekolli. Ekskluzivisht për Info Media Albania ai ka treguar eksperiencën në Master Chef Albania dhe projektet e reja që e presin.

ADVERTISEMENT

Si lindi pasioni për gastronominë?

Pasioni lindi që kur isha 11 vjeç, mbas shkollës shkoja gjithnjë në restorantin ku punonte nëna ime dhe hyja në dhomën e pjatalarësit, tek laja dhe thaja pjatat nga dritarja mundohesha të shihja kuzhinën sa më shumë duke i mbajtur shënim të gjitha, madje dhe si lëvizte shefi në guzhinë, çdo detaj.

Sa e vështirë ka qenë rruga për të arritur këtu ku jeni sot. Sa ka ndikuar pasioni për kuzhinën në endrren tuaj për t’u bërë një shef profesionist?

Ka qënë një rrugë plot sakrificë dhe vështirësi. Në fillim kemi erdhur me gomone në itali, babi punonte në pyll, e shikoja shumë pak sepse shkonte herët në punë dhe kthehesh vonë, kurse mami rrinte me ne. Unë fillova të shkoja në shkollë por nuk kuptoja shumë, të gjithë talleshin, por avash avash filluam të stabilizoheshim dhe sakrifica që kemi bërë ja ka vlejtur dhe falenderoj familjen time sepse pa ata unë nuk do isha këtu ku jam sot. Unë mendoj se në këtë zanat pasioni dhe dashuria është gjëja e parë që duhet të kesh sepse pa ato nuk bën dot asgjë. Për mua nuk ka qën e vështirë se e desha që kur isha i vogël dhe jap maksimumin për të arritur sa më lart cdo ditë.

Si lindi ideja për të marrë pjesë në Masterchef Albania 2?

Po drekoja me disa shokë tek po shikoja në facebook finalen e Masterchef Albania 1 dhe mendova të dërgoja aplikimin. Pas dy javësh më morën në telefon dhe nga ai moment i vura qellimin vetes se duhet ta merrja seriozisht për të dhënë maksimumin, duhet të arrija të fitoja.

E shihnit Masterchef Albania si një trampolinë ku ju mund të realizonit ëndrrën për kuzhinën, apo thjesht një sfidë për të provuar aftësitë tuaja?

Jo e shikoja Masterchef si një sfidë me veten, në mund të punoja dot nën presion ku ishte niveli i kuzhinës në Shqipëri, por më pas pritëshmëritë ndryshuan, filloja ta shikoja si një mundësi që mund të më hapte rrugën për çfarë dëshirojë të realizojë në të ardhmen.

1974694_938011736223169_1678975486_n

E prisnit të ishit ju Masterchef-i i dytë shqiptar?

Jo nuk e prisja të isha unë fituesi i Masterchef Albania 2. Në disa momente e pashë veten edhe në vështirësi.

Në finale kë doje të kishe përballë Indritin apo dikë tjetër që ishte larguar?

Do kisha dashur përballë Irdin ose Verin, i vlerësoja më shumë.

10944671_938011689556507_1276366771_n

Cila është pjata e preferuar e Blerit nga gatimet tradicionale shqiptare?

Pjata ime e preferuar është supe me fasule dhe pastërma… (qesh)

Kritikën e cilit shef keni vlerësur më shumë?

Padyshim kritikën e shef Renatos që kur e zhgënjeva me ëmbëlsirën, pastaj më hodhi tavën për tokë. Nga ai moment i thashë vetes: “Shumë faleminderit shef, po më jep një arsye dhe një motivim më të madh për të fituar këtë Master Chef!”

11015975_938011726223170_1910764953_n

Mendon që një pjatë mund të bëhet art edhe me pak ingredientë?

Mendoj që çdo pjatë që bëra kishte filozofinë e saj dhe ishte shumë e shijshme dhe shumë e bukur.

Cila është muza që ju frymëzon për të krijuar pjatat tuaja?

Cdo pjatë që krijoj githmonë mendoj t’i jap një identitet, të ketë një histori, si pjatat e gjyshes time. Guzhina e saj për mua është më e mirë në botë.

Në rrjetet sociale publiku hedh hipotezë që chef Renato të ka mbështetur më shumë se çdo konkurent tjetër dhe ka dashur që ti ta fitoje këtë edicion. A ka ndikuar Renato në fitoren?

Aspak nuk ka ndikuar. Kam dhënë gjithmonë më të mirën time dhe nuk më intereson çfarë mendojnë të tjerët, jam unë Master Chef Albania 2.

Fituesi i edicionit të parë Alfio hapi restorantin e tij dhe bashkëpunon me Miklovanin, vëndin e dytë të Masterchef. Po ju do e bënit një veprim të tillë?

Jo kurrë nuk do e bëja një veprim të tillë, mendoj se ata kan bër këtë veprim vetëm për të patur më shumë klientë në restorantin ku punojnë. Unë jam tip që dua të dal fitues vetë, jo me të tjerët sidomos në një garë si kjo.

11004124_938011739556502_1981728285_n

Cilat janë planet e Blerit mbas çmimit të madh të Masterchef?

Planet e mia janë të rikthehem në Shqipëri, por të shikojmë po arrita të marrë ofertën e duhur.

Një mesazh për të gjithë lexuesit e Info Media-Albania dhe ata që do lexojnë këtë intervistë?

ADVERTISEMENT

Mos mendoni që jam 21-vjeç e kam fituar me hatër, do e shikoni shumë shpejt se çfarë di të bëj. Coming soon people!

IMA / Intervistoi G. Qerimi

Tags: Bleri DervishiIntervistaMaster Chef Albania 2
Previous Post

Erand Sojli në cast-in e Grand Hotel 2XL

Next Post

Dielli i Elhaida Dani, që nuk po arrin të agoj!

TË NGJASHME

Eneda Tarifa shfaqet tërësisht e transformuar, çfarë po ndodh me të?
PERSONAZH

Eneda Tarifa shfaqet tërësisht e transformuar, çfarë po ndodh me të?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eneda Tarifa, e cila prej vitesh ka qenë një nga figurat më të pëlqyera në skenën...

by IMA Redaksia
Tet 19, 2024
EKSKLUZIVE | Eneda Tarifa rikthehet në televizion. Ja ku do mund ta shohim së shpejti!
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Eneda Tarifa rikthehet në televizion. Ja ku do mund ta shohim së shpejti!

Këngëtarja Eneda Tarifa është gati të rikthehet në televizion në rolin e moderatores. Pas një pushimi të gjatë këngëtarja e...

by IMA Redaksia
Tet 3, 2023
Ekskluzive | Një duet në bashkëpunim me Marsela Çibukaj. Si titullohet dhe kur do të publikohet kënga e re e Sardit?
EKSKLUZIVE

Ekskluzive | Një duet në bashkëpunim me Marsela Çibukaj. Si titullohet dhe kur do të publikohet kënga e re e Sardit?

Shumë këngë të reja kemi dëgjuar këtë verë por të pakta janë ato këngë që të rrëmbejnë zemrën dhe mëndjen....

by IMA Redaksia
Sht 10, 2023
EKSKLUZIVE | Do të nisë së shpejti në TV Klan por cili është princi i sezonit të dytë të Love Story!
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Do të nisë së shpejti në TV Klan por cili është princi i sezonit të dytë të Love Story!

Love Story do të nisë sezonin e dytë në datën 15 nëntor në televizionin Klan. Gjatë ditëve që lamë pas...

by IMA Redaksia
Nën 10, 2021
EKSKLUZIVE | Romeo dhe Donald Veshaj rikthehen në Vizion Plus
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Romeo dhe Donald Veshaj rikthehen në Vizion Plus

Binjakët më të famshëm të ekranit shqiptar janë gati të rikthehen në ekranin e Vizion Plus. Nuk është 'Alpazar' dhe...

by IMA Redaksia
Sht 27, 2020
EKSKLUZIVE | Alban Dudushi në Vizion Plus me një program 3 herë në javë
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Alban Dudushi në Vizion Plus me një program 3 herë në javë

Largimi i Alban Dudushit pas 17 vjetësh nga Top Channel është një nga lajmet që më së shumti është lexuar...

by IMA Redaksia
Sht 14, 2020
Next Post
Dielli i Elhaida Dani, që nuk po arrin të agoj!

Dielli i Elhaida Dani, që nuk po arrin të agoj!

“Sezoni i qershive”, romance-komedia turke në 3 Plus

"Sezoni i qershive", romance-komedia turke në 3 Plus

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA