Cansu Dere i thotë “JO” serialit “Fatih”

Aktorja Cansu Dere ka marrë një propozim për pjesmarrjen e saj në serialin “Fatih”. Cansu ka lexuar skenarin dhe ka marrë një vendim. Ajo i thotë “JO” këtij seriali duke thënë se e kishte lexuar skenarin, por nuk e shikonte veten në atë serial. Ndërkohë aktorja është drejt një firmoseje kontrate për një tjetër serial.

Fahriye Evcen, është një tjetër emër i njohur që mendohet ti shtohet kastit të aktorëve në serialin “Fatih”. Sipas gazetave turke Fahriye Evcen ka lexuar skenarin e episodit të parë dhe është shprehur se do lexojë edhe skenarin e episodit të dytë dhe të tretë. Me shumë mundësi aktorja mund të jetë drejt një pranimi të këtij propozimi.

Sevinç Meşe, Miss Turqia 2013 zgjidhet nga ana e aktorit Kenan İmirzalıoğlu që të jetë përkrah tij gjatë gjithë serialit. Bëhet fjalë për rolin e një ushtareje femër dhe Kenan ka zgjedhur Sevinç.

loading...

KOMENTO