IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

COVID-19 | Maskat bëhen të detyrueshme në çdo ambient të jashtëm dhe të brendshëm; Gjobat do të paguhen në faturën e dritave

by IMA Redaksia
2020/10/10
in AKTUALITET
Reading Time: 2 mins read
A A
COVID-19 | Maskat bëhen të detyrueshme në çdo ambient të jashtëm dhe të brendshëm; Gjobat do të paguhen në faturën e dritave

Vendosja e maskës do të jetë me detyrim në çdo ambient, të brendshëm apo të jashtëm dhe masa ndëshkimore në formë gjobe do t’i vijë çdo qytetari bashkë me faturën e dritave.

ADVERTISEMENT

Kështu tha kryeministri Rama gjatë një konference për mediat së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ku paraqiti masat anti-COVID të marra nga qeveria me qëllim përballimin e sfidës vjeshtë- dimër me të cilën siç tha tashmë po përballet e gjithë bota.

Duhet t’i qëndrojmë strikt rregullit të ri që do të vendosim sot, nëse nuk duam të rimbyllemi.

Një mbyllje e përgjithshme nuk do të kursejë askënd. Më mirë sot të hedhim një hap tjetër dhe të jemi solidarë sesa nesër të gjendemi brenda mureve dhe të shikojmë rihapjen e kanalit prej nga do të rrjedhin të ardhurat e familjes.

Edhe falja e gjobave që bëmë dhe mungesa e kontrolleve në ambientet e brendshme duhet parë si përpjekje për të mirëkuptuar stresin e bizneseve dhe natyrisht që është në vetëdijen e çdo qytetari, pronari të hapësirave të brendshëm të bëjë punën e vet pa pasur nevojë për masa represive, por fatkeqësisht një pjesë s’e kanë kuptuar kështu dhe ja kanë hedhur vetes dhe familjes së tyre dhe shoqërisë, duke mos bërë gjërat elementare, vendosjen e maskën në ambientet e mbyllura.

Maska nuk ka qenë as këtu dhe as në shumë vende e detyrueshme jashtë, nuk është konsideruar as e domosdoshme. Nga java e ardhme maska do të jetë e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë.

ADVERTISEMENT

Masa ndëshkimore do të zbatohet tek të gjithë, dhe do të paguhet tek fatura e dritave. Kështu s’do ketë asnjë individ që t’i shmanget gjobës.

Gjoba duhet të jetë e fundit, nuk duhet të jetë gjoba arsyeja pse njerëzit duhet të vënë maska, por ekonomia e familjes së tyre dhe shëndeti.

Implementimin e kësaj mase do ta bëjë policia e shtetit dhe ajo bashkiake, nuk do përdorim inspektorë”, tha Rama teksa shtoi se në këtë moment, objektiv i çdo shqiptari duhet të jetë të mos mbyllet në shtëpi.

Kryeministri kërkoi ndërgjegjësim qytetarë për të parandaluar së bashku një karantinë të dytë të përgjithshme, drejt të cilës siç tha po shkojnë shumë vende, por që për vendin tonë do të rezultonte tejet e vështirë për ekonominë e çdo familjeje dhe shtetit.

“Ishte parashikuar që me ardhjen e vjeshtës numrat do të fillonin të rriteshin, por ndërsa në disa vende po rikthehen masat shtrënguese dhe po rishfaqet kërcënimi i një karantine të përgjithshme ajo që ne duhet me çdo kusht të përpiqemi dhe të parandalojmë është një karantinë e përgjithshme.

Një karantinë e përgjithshme e dytë do të ishte tejet e vështirë për vendin, ekonomitë e shumë familjeve dhe shtetin”, tha kryeministri.

Source: Euronews Albania
Previous Post

Prej vitesh i ka munguar televizionit, rikthehet me një emision të ri Aida Shtino

Next Post

Sondazhi: 54% e shqiptarëve janë kundër vaksinës së Covid-19

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Sondazhi: 54% e shqiptarëve janë kundër vaksinës së Covid-19

Sondazhi: 54% e shqiptarëve janë kundër vaksinës së Covid-19

Meta zbulon konfliktin me Fatos Nanon: Donte të bëhej President, i thashë nuk rrezikoj vendin për ty

Meta zbulon konfliktin me Fatos Nanon: Donte të bëhej President, i thashë nuk rrezikoj vendin për ty

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA