Deadpool nuk është i mirëpritur në Kinë: autoritetet lokale kanë vendosur mos shfaqjen e r filmit për shkak të vulgaritetit të tepruar.
Sipas disa burimeve, Kina ka vendosur të ndalojë shfaqjen e filmit në kinematë e saj. Arsyet raportohet se janë niveli i tepërt i dhunës, lakuriqësi dhe sharjet që janë përdorur në film.
Hollywood Reporter vë në dukje se, në përgjithësi, autoritetet kineze punojnë vazhdimisht në bashkëpunim me Hollywood për të krijuar versione të “përshtatura”, të filmave që i nënshtrohet censurës.
Në këtë rast, duket se ndërhyrja ka qenë e pamundur për të prerë dhe “korrigjuar” skena dhe dialogje të filmit me regji të Tim Miller, rezultat që do të çonte në tjetërsimin e historisë që ndjek subjekti.
Nëse ky lajm nuk është pritur mirë nga fansat kinezë, ata shqiptarë mund të qendrojnë të qetë pasi filmi në kinematë tona do të shfaqet premierë në datë 11 Shkurt 2016.