Kanali i radios më të njohur në Itali, pas mbylljes së tij nga grupi mediatik Discovery, duke u zëvendësuar me kanalin NOVE i pozicionuar në kanalin 9 LCN të digjitalit tokësor italian, do të rikthehet sërish në transmetim pas pothuajse 1 viti.
Mësohet se grupi mediatik Gedi, i cili zotëron edhe Radio Deejay, ka fituar licensën e transmetimit në digjitalin tokësor dhe do të ri-hapi kanalin Deejay TV në LCN 69 duke filluar nga 15 Janari.