IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Del dokumenti, si u betua “i forti” i Haklajve për të vrarë Azem Hajdarin | FOTO

by IMA Redaksia
2020/08/13
in AKTUALITET
Reading Time: 3 mins read
A A
Del dokumenti, si u betua “i forti” i Haklajve për të vrarë Azem Hajdarin | FOTO

Pas vrasjes, më 12 shtator të vitit 1998″>1998, të deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, akuzat, kryesisht politike, në drejtim të Shërbimit Informativ Kombëtar, të drejtuar nga Fatos Klosi, ishin ekstremisht të rënda.

ADVERTISEMENT

Të formuluara dhe të dala nga selia e Partisë Demokratike ato thoshin se Klosi, 2-3 muaj para vrasjes së Azemit, kishte liruar nga burgu dy prej pjesëmarrësve në atentat dhe se, një ditë pas vrasjes, më 13 shtator, kur i dilte për detyrë tu rrinte punëve në krye, ishte larguar urgjent për në Himarë, pa ndonjë arsye madhore të njohur.

Koha nuk ka sjellë ndonjë provë të fortë që të mbështesë këto akuza. Përkundrazi, por kjo nuk do të thotë se SHIK-u nuk ka asnjë lidhje me këtë histori.

Shërbimi Informativ Kombëtar, me plotësisht të drejtë mund të akuzohet se, ditën e vrasjes, 12 shtator 1998″>1998, nuk i dha policisë asnjë informacion për njerëzit, të cilët, të organizuar, mbi një autokolonë makinash, kishin zbritur nga Tropoja dhe po lëviznin të armatosur nëpër Tiranë duke pasur vetëm një qëllim: Të vrisnin Azem Hajdarin.

Pra, më 12 shtator 1998″>1998, shërbimi sekret ishte inekzistent, ishte jashtë detyrës, apo jashtë çdo lloj funksioni, në një kohë që një numër i madh njerëzish, qofshin banditë e kriminelë, qofshin normalë, e mësuan qëllimin e grupit të Fatmir Haklajt.

Ky mund të jetë mëkati më i madh i Shërbimit Informativ Kombëtar përballë kësaj ngjarjeje, ndërkohë që informacionet më të hershme, të mbledhura dhe përpunuara prej tij, kanë qenë normale dhe konform misionit.

Kështu, një dokument që mban datën 16 maj 1998″>1998 dhe që ABC News e sjell ekskluzivisht, vërteton se agjentët në terren kishin siguruar një informacion që thoshte se Fatmir Haklaj, ish-shefi i Komisariatit të Tropojës, ishte betuar mbi kufomën e të vëllait se do të merrte hak, duke vrarë, mes të tjerëve, edhe deputetin Azem Hajdari.

Aty shpjegohet qartë se Fatmir Haklaj e kishte qëllimin e jetës të vriste Azem Hajdarin, se ai kishte gatitur disa kurthe, që deputeti i PD-së të vinte në Tropojë, me qëllim për ta vrarë, e të tjera.

Informacioni, që mban përfund firmën e titullarit të SHIK, Fatos Klosi, i është dërguar Ministrit të Rendit Publik, Perikli Teta me qëllim që policia të bënte punën e saj.

Pak ditë më pas, më 20 maj 1998″>1998, të dhënat janë riformuluar nga Drejtoria e Policisë Kriminale dhe dërguar Drejtorisë së Policisë së Kukësit.

Në këtë dokument të dytë Policia e Kukësit urdhërohet që të organizojë gjurmimin dhe kapjen e Fatmir Haklajt si dhe të deklarojë punën e bërë për parandalimin e ngjarjeve të mëtejme, domethënë parandalimin e vrasjeve, përfshirë atë të deputetit Azem Hajdari.

Më poshtë përmbajtja e plotë e informacionit të SHIK:

SEKRET

Kopje Nr. 1

Tiranë, më 16.05.1998″>1998

Republika e Shqipërisë

ADVERTISEMENT

Shërbimi Informativ Kombëtar

Lënda: Për Fatmir Haklaj

Ministrit të Rendit Publik,

Zotit Perikli Teta

Tiranë

Në bazë të një informacioni që disponojmë, ish-shefi i Komisariatit të Tropojës, Fatmir Haklaj, ndër të tjera është shprehur:

“… Njerëzit e mi që janë vrarë kanë marrë gjithsej 18 plumba. Në bazë të kanunit ne do të vrasim 18 vetë. Deri tani kemi vrarë 9 vetë, kemi për të vrarë edhe 9 të tjerë, në mes të tyre edhe Azem Hajdarin. Ne i kemi dërguar fjalë nëpërmjet lidhjeve të tij, disa herë i kemi dërguar telegrame për raste vdekjesh për të ardhur në Tropojë, me qëllim për ta vrarë, por ai nuk ka ardhur. Pasi të vrasim Azemin ne do të ikim në Belgjikë.

Kryetari i Shërbimit Informativ Kombëtar

Fatos Klosi

Source: abcnews.al
Previous Post

Aktorja turke vjen në Sarandë, s’do ta besoni çfarë bën për shqiptarët | FOTO

Next Post

E shtruar në psikiatri, Blerta Josifi mund të përfundojë në burg

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
E shtruar në psikiatri, Blerta Josifi mund të përfundojë në burg

E shtruar në psikiatri, Blerta Josifi mund të përfundojë në burg

Të fortë e të rrezikshëm, cilat janë 4 historitë e dashurisë që u shuan nga vrasja | FOTO

Të fortë e të rrezikshëm, cilat janë 4 historitë e dashurisë që u shuan nga vrasja | FOTO

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA