IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Dhanë eksperiencën për COVID-in, largohen mjekët italianë: Shqiptarët i ka kapur një qetësi false! S’e kanë kuptuar rrezikun

by IMA Redaksia
2020/08/13
in AKTUALITET
Reading Time: 4 mins read
A A
Dhanë eksperiencën për COVID-in, largohen mjekët italianë: Shqiptarët i ka kapur një qetësi false! S’e kanë kuptuar rrezikun

Shqiptarët i ka kapur një qetësi false, do të shpreheshin kështu mjekët italianë në një intervistë ekskluzive për Report Tv. Gjatë 2 javëve të fundit, grupi i mjekëve prej 7 personash kanë vizituar spitale të shumta në të gjithë vendin, për të ofruar eksperiencën dhe këshillat e tyre në luftën kundër COVID-19.

ADVERTISEMENT

“Sa i përket situatës në Shqipëri, sipas këndvështrimit tonë është një situatë qetësie false. E themi këtë sepse në saj të vëzhgimeve tona, shumë njerëz, jashtëzakonisht shumë njerëz, lëvizin përreth nëpër qytet, sidomos në Tiranë pa maska, pa e kuptuar se rreziku i të infektuarit është ende shumë i lartë. Është një pandemi globale e cila po godet të paktën 200 shtete të tjera në botë. Në Shqipëri numri i të infektuarve akoma konsiderohet i ulët, por duke marrë në konsideratë numrin e popullsisë këtu do të thoja se ne gjendemi përpara një situate e cila duhet trajtuar me shumë seriozitet nga ana e popullit shqiptar”, tha mjeku Gianpiero D’Offizi.

Praninë e tyre e shihnin si një mundësi për të ndihmuar palën shqiptare të shmangte gabimet e njëjta dhe t’u ofronin kolegëve shqiptarë një model të përshtatshëm për luftimin e pandemisë.

“Në përfundim të fazën akute në Itali, ne u ndiem të detyruar të pranojmë kërkesën për të ardhur në Shqipëri, për t’u sjellë mjekëve dhe infermierëve të vendit tuaj eksperiencën tonë. Sepse sigurisht edhe ne në fazat tona fillestare kemi bërë shumë gabime në vlerësime, por kjo për faktin së sëmundja nuk ishte e njohur, ishte diçka totalisht e re që na goditi. Me prezencën tonë këtu, ne donim të sillnim eksperiencën tonë, në mënyrë që i gjithë procesi i vlerësimit dhe kurimit, organizimit në spitale, i përgatitjeve specifike për mjek dhe infermier të jetë sa më i shpejtë, pa u dashur të shpikin apo krijojnë metoda të cilat ne i kemi provuar tashmë”, tha ai.

Të pyetur për masat që duhen marrë në Shqipëri, për të vënë nën kontroll COVID-19, qoftë në nivel ekspertësh apo popullate ata theksojnë se është e nevojshme krijimi i një modeli të përshtatshëm organizativ.

“Sa i përket masave duhet një strategji komplekse, e cila parashikon një qendër kontrolli e cila vendos se cilët do të jenë hapat që duhen marrë. Duke nisur nga formimi i mjekëve, mjekëve të familjes, mjekëve të përgjithshëm, sepse kjo sëmundje nuk mund të mundet vetëm në spitale por duhet luftuar dhe mundur në rrethin familjar të pacientit. Në të kundërt spitalet nuk do të jenë në gjendje të përballojnë rezultatin, më një numër të lartë pacientësh”, tha Gaetano Di Pietro për mikrofonin e Report Tv.

“Mendoj se Shqipëria do ta ruajë, si të themi me përpikmëri të plotë modelin italian, i cili ka përballur më parë këtë sëmundje të rëndë, sa i përket numrit të të infektuarve dhe viktimave. Ne kemi arritur të tregojmë se me anë të politikave tona të mbylljes totale dhe izolimit të kundërveprojmë në mënyrë efikase ndaj kësaj sëmundje”, sqaroi Gianpiero D’Offizi.

ADVERTISEMENT

Asnjë nga trajtimet aktuale nuk shihet plotësisht e suksesshme nga ana e tyre dhe shpresat më të mëdha i varin tek zbulimi sa më i shpejtë i vaksinës.

“Në këtë moment ekziston një literaturë shkencore gjithnjë e më shumë bindëse, e cila na tregon se përdorimi i produkteve farmaceutike anti-virale, kanë një efekt të kufizuar mbi virusin Sars Cov-2. Në fakt ne kemi një dispozicion vetëm një material Remdesivir, i cili duket se ka dhënë rezultate premtuese sa i përket trajtimit të Sars Cov-2. Unë personalisht besoj se afrimi i gjetjes së një vaksine dhe për momentin janë pothuaj 30 kompani ndërkombëtare në faza të avancuara të eksperimentimit të saj. Unë besoj se afrimi i gjetjes së vaksinës është gjëja më bindëse, më i duhuri për të arritur të ndalojë përhapjen e mëtejshme të infektimit me Sars Cov-2. Trajtimet dhe terapitë që ne përdorim janë të njohura, sepse ne i kemi përdorur më parë në trajtimin e sëmundjeve tjera, por duhet ta theksoj edhe në përputhje me të gjitha studimet dhe literaturat shkencore, këto trajtime nuk duken tërësisht efeciente”, shtoi Gianpiero D’Offizi .

Megjithatë mjekët italianë tregohet skeptikë për deklaratën se Rusia e ka zbuluar vaksinën , duke theksuar se duhet shumë kohë për një zbulim të tillë.

“E përsëris rruga për të krijuar një vaksinë është shumë e gjatë. Për këtë arsye ne do të presim të dhënat e publikuara për efikasitetin e kësaj vaksine e cila me siguri do të ketë të dhëna shumë interesante”, tregon mjeku.
Për mjekët italian një rikthim i virusit në vjeshtë është mëse normal, pasi përveç rikthimit të virozëve sezonale, në shtator do kemi rihapjen e shkollave.

“Në Shtator shkollat do të rihapen, kështu që do të ketë një grup të madh njerëzish, fëmijësh të cilët për një periudhë kanë qenë të ndarë komplet qoftë nga të rriturit apo nga miqtë e tyre. Më vonë ata do të gjenden në një ambient të përbashkët dhe do të detyrohen të ndajnë çdo gjë, lodra, ushqime, po ashtu edhe çdo gjë negative që mund të ekzistojë. Kështu që ata do të përgatiten për të përballuar këtë gjendje duke ditur që kontaktet sociale do të rriten ndjeshëm, kontaktet të cilat janë edhe shkaku kryesor rritës i rasteve të pandemisë.

Në përfundim të bisedës dhe të qëndrimit të tyre në Shqipëri ata kanë një mesazh për Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Në fakt qytetarëve shqiptar, vëllezërve shqiptar, u bëj një ftesë, ne jemi këtu sepse kemi arritur të vëmë nën kontroll sulmin e këtij virusi më parë. Ne jemi ata që kemi kuruar shumë nga miqtë tanë, vëllezërit tanë, shumë janë shëruar. Sepse më këtë sëmundje mund të shërohesh nëse trajtohesh në mënyrën e duhur. Por jemi po të njëjtët persona që kemi arritur të përcjellim viktimat , të cilët kanë qenë të shumtë në numër, prindër, të afërm, të njohur dhe të panjohur. Kështu pra ne e dimë shumë mirë rëndësinë e kësaj sëmundje. Siç po e thosha më parë kjo lufta fitohet edhe jashtë spitaleve. Si ? duke respektuar të gjitha masat në mënyrë virtuoze”, mbylli Gianpiero D’Offizi.

Source: Shqiptarja.com
Previous Post

Do të udhëtoni drejt Greqisë? Ja çfarë iu kujton Ministria e Punëve të Jashtme qytetarëve shqiptarë

Next Post

Xhemi Shehu shuan zërat, zbulon nëse do të jetë më pjesë e “Portokalli”

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Xhemi Shehu shuan zërat, zbulon nëse do të jetë më pjesë e “Portokalli”

Xhemi Shehu shuan zërat, zbulon nëse do të jetë më pjesë e "Portokalli"

Djali i një familjeje me emër/ Kush është 29-vjeçari që u hodh nga ‘Shefqet Ndroqi’, i infektuar me COVID19

Djali i një familjeje me emër/ Kush është 29-vjeçari që u hodh nga ‘Shefqet Ndroqi’, i infektuar me COVID19

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA