Dhunohet barabarisht gazetari i “Telesport”

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në afërsi të rrethrrotullimit te “Zogu i Zi”. Ilnica, i cili punon pranë “Telesport”, pretendon se ëshstë dhunuar nga drejtues të klubit të Kastriotit dhe më konkretisht, nga presidenti Alban Vogli.

I kontaktuar në mbrëmje nga “Panorama Sport”, ai u shpreh se nuk e kishte të qartë se përse kishte ndodhur kjo, por dyshohet se ka të bëjë me qëndrime kritike të tij kundrejt ekipit të Kastirotit.

Ilnica, i lindur në Dibër shquhet si një dashamirës i klubit të Korabit, që fitoi mes polemikash në ndeshjen direkte të javës që shkoi kundër Kastirotit. “Isha duke pirë kafe me disa miqtë e mi në afërsi të Zogut të Zi.

Zakonisht mblidhemi aty në mbrëmje edhe me përfaqësues të klubit të Korabit. Pasi u largova nga lokali u drejtova për te automjeti im, por aty mu afruan disa persona dhe pa më thënë asgjë nisën të më godasin.

Njëri ndër ta ishte edhe Alban Vogli, presidenti i Kastriotit. Nuk kam pasur asnjë konflikt me ndokënd dhe nuk e di pse ndodhi kjo. Gjithçka ia kam thënë edhe policisë”, deklaroi Ilnica, pasi kishte marrë mjekimin në Spitalin Ushtarak.

Marrë nga Panorama Sport