“Dirty Dancing” rikthehet pas 33 vjetësh!

Pas 33 vitesh, më në fund një lajm konkret për rikthimin e filmit “Dirty Dancing”. Ditën e enjte u konfirmua lajmi i rikthimit të një vazhdimi të filmit dhe u tha se ky ka “qenë një nga sekretet e ruajtura më keq” në Hollywood.

“Do të jetë saktësisht lloji i filmit romantik, nostalgjik që i dha gjithë famën dhe dashamirësinë filmit të parë”, tha drejtori i përgjithshëm i studios, Jon Feltheimer.

Filmi i vitit 1987 kishte si aktorë kryesorë: Jennifer Grey dhe Patrick Swayze, të cilët gjejnë dashurinë në një resort pushimesh.

Aktorja, Grey, raportohet se do të jetë edhe në filmin e radhës, por nuk dihet ende se cili do të luajë në vendin e Patrick, i cili humbi jetën në vitin 2009, për shkak të kancerit të pankreasit. Edhe fansat e filmit kanë qenë të lumtur për rikthimin, por disi skeptikë për të zbuluar se cili aktor do të “zëvëndësojë” Patrick Swayze.