IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Disa shtete evropiane rikthejnë masat kufizuese

by IMA Redaksia
2021/11/13
in AKTUALITET
Reading Time: 3 mins read
A A
Disa shtete evropiane rikthejnë masat kufizuese

Evropa është sërish epiqendra e pandemisë së koronavirusit, ku disa shtete po rivendosin masa kufizuese me qëllim që të frenojnë rritjen e re të rasteve me COVID-19. Pavarësisht niveleve të larta të vaksinimit dhe sistemeve të mira të kujdesit shëndetësor, rastet me koronavirus në Evropë janë rritur që prej fillimit të tetorit dhe tani niveli i rasteve është më i lartë se që prej fillimit të pandemisë.

ADVERTISEMENT

Në shtatë ditët e fundit, mbi 2.1 milionë raste janë regjistruar në Evropë, duke e thyer rekordin me më së shumti raste, që ishte shënuar në javën e parë të nëntorit të vitit 2020.

Pesë shtete – Britania, Gjermania, Rusia, Turqia dhe Ukraina – së fundmi kanë shënuar rritje të rasteve me COVID-19 për më shumë se 50 për qind.

Numri i vdekjeve po ashtu është rritur. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se numri i viktimave javën e kaluar është rritur për 10 për qind dhe vdekjet në baza ditore janë mbi 4,000.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) më 12 nëntor tha se situata po vazhdon të përkeqësohet dhe futi nëntë shtete – Poloninë, Holandën, Bullgarinë, Kroacinë, Republikën Çeke, Estoninë, Greqinë, Hungarinë dhe Slloveninë – në kategorinë e shteteve me shqetësimin më të lartë.

Zyrtarët shëndetësorë thonë se rritja e infeksioneve po ndodh për shkak të variantit më infektues Delta, ndryshimit të stinëve dhe imunitetit në rënie nga vaksinat.

Shtetet evropiane po i përgjigjen në forma të ndryshme kësaj vale të re të pandemisë. Qeveria holandeze më 12 nëntor njoftoi për izolim të pjesshëm për tri javë, ndërkaq kancelari austriak, Alexander Schallenberg njoftoi se personat e pavaksinuar në dy rajone të shtetit nga 15 nëntori do të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për arsye specifike.

ADVERTISEMENT

Austria është duke përjetuar një prej shpërthimeve më serioze të virusit në Evropën Perëndimore, së bashku me Gjermaninë, që ka raportuar rekord infeksionesh në ditët e fundit.

Christian Drosten, kreu i virologjisë në spitalin Charite të Berlinit, tha se Gjermania duhet që shumë shpejt ta rrisë nivelin e vaksinimit, që aktualisht është 67 për qind. Por, zyrtarët kanë hequr dorë nga vaksinimi i detyrueshëm dhe duan që të shmangin çdo masë izoluese.

Prandaj, Gjermania dëshiron që të rihapë qendra të vaksinimit në mbarë shtetin që njerëzit të mund të marrin doza përforcuese të vaksinimit, ndërkaq Instituti Robert Koch ka lëshuar një thirrje urgjente që “ngjarjet e mëdha të pezullohen kurdo që munden apo të shmangen, dhe që të gjitha kontaktet jothelbësore të ulen”.

Franca së fundmi ka njoftuar se personat mbi 65 vjeç duhet të marrin dozë përforcuese të vaksinës në mënyrë që të mund të marrin pasaportë shëndetësore. Italia po ashtu po zgjeron dhënien e vaksinave përforcuese dhe po bën thirrje që personat që ende nuk janë imunizuar, ta bëjnë një gjë të tillë.

Në Rusi, ku numri i vdekjeve në baza ditore më 12 nëntori tejkaloi shifrën prej 1,200 për të katërtën ditë me radhë, qeveria ka dërguar në parlament dy projektligje që do të detyrojnë qytetarët që të kenë pasaporta shëndetësore në mënyrë që të kenë qasje në restorante dhe transportin publik.

Në Shtetet e Bashkuara, një gjykatë e apelit ka lënën në fuqi vendimin për të pezulluar një urdhër për kompanitë me 100 apo më shumë punëtorë që t’u kërkojnë vaksina apo testime të rregullta kundër COVID-19 punëtorëve të tyre.

Gjykata e Apelit në Nju Orllins të Luizianës, konfirmoi vendimin e saj të mëparshëm, pavarësisht qëndrimit të administratës së presidentit, Joe Biden që një vendim i tillë do të mund të çojë në vdekjen e dhjetëra apo qindra personave./ REL

Tags: COVID 19EvropaKufizime
Previous Post

A duhet të konsumoni kafe gjatë shtatzënisë? Studimi i fundit zbulon rreziqet me të cilat mund të përballeni nëse pini më shumë se…

Next Post

Me dy fjalë Alketa tregon çfarë ndodhi vjet dhe pse “Love Story” dështoi

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Me dy fjalë Alketa tregon çfarë ndodhi vjet dhe pse “Love Story” dështoi

Me dy fjalë Alketa tregon çfarë ndodhi vjet dhe pse “Love Story” dështoi

Doctor Strange in the Multiverse of Madness: Xhirimet do të zgjasin deri në fund të vitit!

Doctor Strange in the Multiverse of Madness: Xhirimet do të zgjasin deri në fund të vitit!

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA