IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

‘Dita e Radios’, Meta: Mbetet një nga mediat që ndikon audiencën

by IMA Redaksia
2018/02/13
in Radio
Reading Time: 5 mins read
A A
‘Dita e Radios’, Meta: Mbetet një nga mediat që ndikon audiencën

Presidenti Meta, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Radios, zhvilloi sot një takim, me gazetarë, komentatorë, folës, regjisorë, drejtues të ndryshëm radiosh, sportistë të radio-amatorizmit, etj.

ADVERTISEMENT

Meta duke iu drejtuar të pranishmëve u shpreh: Për mua është privilegj e kënaqësi e veçantë dhe nuk mund të ikte kjo mundësi në këtë vit, që UNESCO e ka quajtur vitin e ‘Radios dhe të Sportit’, për t’iu ftuar ju të gjithëve për të qenë sot së bashku, që të nxisim më tej të rinjtë tanë, të merren dhe të angazhohen më shumë me sport për të luftuar veset, për të luftuar obezitetin, depresionin te fëmijët, te të rinjtë, te gjithë shoqëria, por edhe për të promovuar arritjet e sportit tonë që shpresoj në këtë Vit të Skënderbeut do të jenë më të larta.

“Gëzuar për 80-vjetorin e Radio Tiranës dhe gëzuar 20-vjetorin e Top Albania Radios, për të gjitha radiot në vendin tonë dhe mbi të gjitha për ata që themeluan jo vetëm Radio Tiranën, por gjithë këtë sistem që ne kemi sot mjaft pluralist dhe mjaft profesional! Uroj suksese për të gjithë komunitetin tuaj, për të gjithë gazetarët, teknikët, komentatorët e radios, për gjithçka që ju bëni për t’i shërbyer publikut!”, u shpreh Meta.

Mesazhi i Metës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Radios
“Është privilegj dhe kënaqësi të shoh sot, të mbledhur bashkë, kaq shumë ikona të radios shqiptare ndër vite, këtij mediumi dhe institucioni kaq të dashur e të afërt për sa e sa breza, që u rritën me zërat tuaj, me programacionet e larmishme dhe tingujt muzikorë që na përçonit nga ajo kuti, që për shumë kënd, përfshi edhe brezin tim, është cilësuar me të drejtë, si magjike.

Dita Ndërkombëtare e Radios, na mblodhi në këtë ceremoni, jo thjesht për të përkujtuar një datë simbolike, por edhe për të vlerësuar në radhë të parë kontributin e secilit prej jush dhe të gjithë atyre drejtuesve, gazetarëve e komentatorëve të mrekullueshme, por edhe teknikëve të palodhur të radios, që sot nuk janë më midis nesh.

Falë të gjithëve ju, ky medium në Shqipëri arriti të merrte një fuqi unike, nga 28 Nëntori 1938, kur daton dhe themelimi i Radio Tirana dhe deri në ditët e sotme, kur radio përballet me sfidat e pashmangshme të dixhitalizimit dhe burimeve alternative të informacionit.

Kur sjell ndërmend radion, nuk mund të mos ndaj me ju edhe faktin se mundësisht, për afro dy vite, edhe unë u përpoqa, të jem një ndër ju.

Para viteve ’90, tepër i ri në moshë, kam bërë edhe unë komentatorin sportiv në emisionin e njohur radiofonik në Radio Tirana “Nga njëra ndeshje në tjetrën” me një nga ikonat e radios, Ahmet Shqarrin.

Kjo eksperiencë modeste në Radio Tirana më sjell gjithmonë kujtime mbresëlënëse dhe e bën edhe më kuptimplotë afeksionin tim për radion dhe vlerësimin maksimal që kam për kontributin tuaj, në atë çfarë i keni dhënë shoqërisë, shpeshherë në kushte të vështira, pse jo dhe me sakrifica.

ADVERTISEMENT

Këtë vit Radio Tirana feston 80-vjetorin e themelimit të saj, ashtu siç edhe një radio private, aq shumë e dashur për publikun, Top Albania Radio, feston nesër 20-vjetorin e themelimit të saj. Urime stafeve tuaja!

Data 13 shkurt, që përkon me ditën kur është themeluar edhe radio e Kombeve të Bashkuara në vitin 1946, shënohet edhe si Dita Botërore e Radios, e cila ka për qëllim të kujtojë fuqinë unike të këtij mediumi në funksion të promovimit të qasjes në informacion dhe të lirisë së shprehjes.

‘Radioja ende mbetet mediumi që arrin audiencën më të gjerë në të gjithë botën, në kohën më të shpejtë të mundur’, thuhet në deklaratën e UNESCO-s.

Ndaj dhe unë uroj që kjo të mbetet e vërtetë!

Fillimet e Radio Tiranës, lidhen me emra tepër të shquar të kulturës e artit shqiptar, të diplomuar në universitetet e konservatorët e Evropës, si Gjergj Bubani, Hamdi Sulçebe, Marie Paluca, Tefta Tashko, Mihal Ciko, Stoli Beli, Hysen Vendresha, Viktori Xhaçka, Kaliopi Plasari, Evanthi Zoraqi-Ciko, Anton Mazreku, Lola Gjoka, Pjetër Gjini, Kristaq Antoniu, Liza Vorfi, Behije Çela, Hysen Pelingu, Kel Sata, Luçie Miloti, Bik Ndoja, Kostaq Nase, Bardhyle Katundi, Mihal Stefa, Abdulla Grimci, Vath Çangu etj.

Megjithë vështirësitë e mëdha ekonomike që po kalonte gjatë kësaj periudhë Shqipëria, nga kolektivi i vogël i Radio Tiranës, bëheshin përpjekje për pasurimin e programeve. ‘Ju flet Tirana’ edhe pse nën çensurë, në valën e saj përçoi vlera kulturore dhe kombëtare.

Në vitin 1962, një ngjarje tjetër e rëndësishme jo vetëm për Radio Tiranën, por në përgjithësi për jetën artistike në vendin tonë, ishte krijimi i Orkestrës Simfonike të Radios. Qëllimi i krijimit të saj, ishte të siguronte dhe të mbulonte me orë transmetimi muzikor, duke bërë të mundur realizimin e shumë aktiviteteve artistike që ideonte dhe realizonte ky institucion, më i madhi i të cilëve, Festivali i muzikës së lehtë shqiptare që numëron 56-të edicione deri tani.

Radio Tirana mban meritën që përmes dy gazetarëve të saj Alfons Gurashi e Agron Çobani krijoi shkollën e radiokronikës shqiptare.

Vitet ’90, era e ndryshimeve, sollën më shumë liri për gazetarët, por edhe më shumë hapësirë dhe vërtetësi për dëgjuesit, të cilët e shihnin RTSH, si të vetmin mjet informimi për ngjarjet e vrullshme që shoqëronin Shqipërinë.

Çdo reformë e bërë në Shqipëri, çdo moment historik, çdo konflikt social, apo çdo ngjarje artistike, u përcoll pikësëpari nga Radio Tirana, radio e cila mbulon me sinjal të gjithë vendin.

Nëpërmjet këtij institucioni të gjithë u ndjenë më shumë shqiptarë, shqiptarët brenda kufijve, në Kosovë dhe Diasporë. Radio Tirana, tashmë jo e vetme në tregun radiofonik shqiptar, është një institucion unik, i dashur për miliona dëgjues shqiptarë brenda e jashtë atdheut, duke përcjellë tek ata përmes gjuhës dhe kulturës së kombit, informimin, si një e drejtë universale e qytetërimit.

Viti i UNESCO-s për “Radion dhe Sportin” duhet të kthehet për të gjitha radiot tona sportive, e jo vetëm, një vit në shërbim të arritjeve tona sportive sot por edhe në rikthimin e kujtesës së të gjithë shqiptarëve të historisë së sportit tonë dhe të ikonave të sportit shqiptar.

Veçanërisht ky vit duhet të shërbejë për t’u bërë thirrje të rejave dhe të rinjve shqiptarë të merren me sport, të nxisë prindërit por edhe mësuesit për t’i edukuar fëmijët tanë me dashurinë për sportin dhe dëshirën e garës së bukur sportive.

Sfida për të edukuar fëmijë dhe të rinj larg veseve, larg varësisë ndaj drogës dhe simulantëve të tjerë, larg obezitetit dhe vetë-izolimit është sfidë e të gjithë shoqërisë ku rol të jashtëzakonshëm luan sidomos radioja e veçanërisht radioja sportive dhe emisionet e saj të bukura.

Së fundi dëshiroj të vlerësoj të gjithë drejtuesit, gazetarët, komentatorët e teknikët e radiove shqiptare, pa përjashtim, të vjetër dhe të rinj dhe të shpreh mirënjohjen time për gjithçka i keni dhënë shoqërisë, emancipimit e zhvillimit të saj.

Er.K/Shqiptarja.com

Tags: MediaPresidenti Metaradio
Previous Post

Ertugrul, sezoni i katërt, ja kur do të nisin episodet e reja në Klan Plus

Next Post

“Top Show” sjell debatin më të fortë televiziv të javës: Kumbaro përballë artistëve të TK

TË NGJASHME

Pas televizionit, radha e radios?/ Shqipëria nis të përgatitet për DAB+, ja çfarë mund të ndryshojë
Radio

Pas televizionit, radha e radios?/ Shqipëria nis të përgatitet për DAB+, ja çfarë mund të ndryshojë

Pas digjitalizimit të televizionit, edhe radioja shqiptare mund të jetë përpara një transformimi të rëndësishëm teknologjik. DAB+, standardi i radios...

by IMA Redaksia
Sht 16, 2026
“Lancio” rikthehet më 2 Shtator në Top Albania Radio me sezonin e ri dhe moderatore Erma Mici
Radio

“Lancio” rikthehet më 2 Shtator në Top Albania Radio me sezonin e ri dhe moderatore Erma Mici

“Lancio,” një nga emisionet më të vjetra dhe të dashura të Top Albania Radio, do të rikthehet më 2 shtator...

by IMA Redaksia
Sht 2, 2024
Alketa Vejsiu i rikthehet dashurisë së parë!
Radio

Alketa Vejsiu i rikthehet dashurisë së parë!

Prezantuesja e njohur Alketa Vejsiu ka vendosur ti rikthehet dashurisë së parë, radios, pikërisht aty ku nisi karriera e saj....

by IMA Redaksia
Pri 23, 2021
“Është koha për Radio!”: Top Albania Radio mbush 23-vjeç
MEDIA

“Është koha për Radio!”: Top Albania Radio mbush 23-vjeç

Ndërsa për të dashuruarit Shën Valentini është një ditë për të kujtuar ndjesinë më të bukur në botë, për Top...

by Rezalt Justin Kasaj
Shk 13, 2021
Top Albania Radio prezanton sezonin e ri
MEDIA

Top Albania Radio prezanton sezonin e ri

Top Albania Radio çel sezonin e ri duke filluar nga e hëna me risi dhe të papritura që kanë shtuar...

by IMA Redaksia
Nën 4, 2020
Eno Popi rikthet me “Dilema Sociale”, por jo në Top Channel!
Radio

Eno Popi rikthet me “Dilema Sociale”, por jo në Top Channel!

Eno Popi është një ndër prezantuesit më të dashur për publikun shqiptar. Ai është shkëptutur prej disa muajsh nga ekrani...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2020
Next Post
“Top Show” sjell debatin më të fortë televiziv të javës: Kumbaro përballë artistëve të TK

"Top Show" sjell debatin më të fortë televiziv të javës: Kumbaro përballë artistëve të TK

Dita e Radios, nga “Ju flet Tirana”, tek Top Albania; 80 vite histori

Dita e Radios, nga “Ju flet Tirana”, tek Top Albania; 80 vite histori

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA