Doktor Dhimitër Kraja i është kthyer shërbimit në repartin infektiv, pasi u përball me sëmundjen e koronavirusit. Ai u infektua dhe qëndroi i shtruar në spital. Më pas doli dhe qëndroi në karantinë për 14 ditë.
Por nuk është dorëzuar. Ai është rikthyer tek kolegët e tij për të luftuar sëmundjen Covid 19. Lajmin e ka publikuar edhe ministrja Ogerta Manastirliu, e cila deklaroi:
“Dua të ndaj një lajm të mirë, prof. Dhimitër Kraja është kthyer në shërbimin infektiv, është kthyer në krah të kolegëve”.
“I përulem për të gjithë fuqinë, forcën, humanizmin që prof. Kraja ka. Pa të do të ishe e paplotë lufta në front, me të jemi më të sigurt. Por jam falenderuese ndaj të gjithë mjekëve dhe infermierëve, ekipeve mjekësore që po luftojnë pa ndërprerje që ta fitojmë këtë luftë”, tha Manastirliu.
Manastirliu tha sa se deri sot janë kryer mbi 900 testime në personel shëndetësor, ku pozitivë me COVID-19 kanë rezultuar 59, por lajmi i mirë është se 36 mjekë dhe infermierë janë të shëruar.