IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

DOKUMENTI SEKRET/ Tragjedia e Maks Velos, si u spiunua nga gruaja dhe vjehrra austriake

by IMA Redaksia
2020/05/08
in AKTUALITET
Reading Time: 4 mins read
A A
DOKUMENTI SEKRET/ Tragjedia e Maks Velos, si u spiunua nga gruaja dhe vjehrra austriake

Historia e jetës së Maks Velos, arkitekti që u nda nga jeta në 7 maj është ndoshta një simbol se si funksiononte komunizmi duke shkatërruar shoqërinë deri në bërthamën më të fortë e të shenjtë, atë të familjes.

ADVERTISEMENT

I denoncuar nga ish-gruaja dhe miqtë e tij ai u arrestua dhe përfundoi në burg dhe iu shkatërruan më shumë se 200 vepra arti nga regjimi diktatorial.

Në një nga rrëfimet e tij në media pas viteve ’90 ai ka rrëfyer se u njoh dhe u dashurua me një vajzë, që vetëm pas martesës do të zbulonte se ishte agjente e Sigurimit të Shtetit dhe faktori kryesor në dënimin e tij 10 vjeçar.

Por thikat pas shpine ndaj Maks Velos do të ishin edhe më të thella se kaq. Vjehrra e tij, një austriake do të rezultonte bashkëpunëtore e Sigurimit të shtetit.

ABC News ka siguruar dokumentin sekret të Sigurimit të shtëtit në përndjekjen e Maks Velos.

Dosja, ka një numër të madh dokumentesh sekrete dhe jo sekrete –aktakuza, ekspertiza, procesverbale të marrjeve në pyetje nga hetues dhe vendime të gjykatës. Maksi e dispononte pjesën më të madhe qysh nga koha e hetuesisë dhe i pati me vete gjatë gjithë kohës së burgut – kalvar, i cili nisi më 14 tetor të vitit 1978.

Materialet e arkivit të Sigurimit nuk i kishte e as nuk ishte në dijeni ,derisa aplikoi pranë Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit për ta marrë të plotë dosjen e tij.

Maksi do të mësonte gjëra që nuk i kishte ditur më parë për dramën e jetës së tij.

Për të vjehrrën, austriakja Gertrudë Buheckes që ishte një nga ato gra të huaja, të cilat u martuan me burra shqiptarë dhe mbetën brenda kufijve gjatë regjimit komunist, Maks Velo ishte borgjez.

ADVERTISEMENT

Po ashtu do e cilësonin edhe dhjetëra bashkëpunëtorë të Sigurimit dhe denoncues të Velos.

Në denoncimin e vjehrrës në Sigurimin e Shtetit do të shkruhej:

“Sot në datën 4.7. 75 pata një bisedë në prezencë të punonjësit operativ Gëzim Bejko, me qytetaren Gertrudë Buheckës që banon në rrugën Bajram Curri 36/4. Ap.10. Kjo është e vjehrra e Maks Velos që ndiqet nga ana jonë nën p. Paraprak për Agjitacion propagandë. Gertrudë u ankua për dhëndrin e saj si dhe për të bijën, se ata e trajtojnë shumë keq, bile edhe e rrahin. Gertrudë është me kombësi austriake. Ajo duke qarë fliste me një urrejtje të thellë për Maksin dhe familjen etij. Për Maksin ajo thotë se është një njeri hipokrit, egoist, për familjen e tij, ajo është familje aristokrate. Më ka qëlluar, tha ajo, në ndonjë rast kur kam shkuar në shtëpinë e tyre dhe kam dëgjuar fjalë e të jëmës së Maksit, e cila më thoshte se Maksi im është rritur me çokollata, se ai ka lindur në Paris etj. Vajza ime, vazhdon më poshtë Gertrudë, qysh se është martuar me time bijë, Maksi nuk ka sjellë asnjë lek në shtëpi, bile dhe tani që ka lindur djalë. Ai është një tip psikopati dhe shumë i ulët në karakter. Tani ka dy ose tre muaj që sjellë vajzën në shtëpi me gjithë djalin, dhe nuk interesohet fare për ta. Do që ta ndajë time bijë por nuk do që ta padisi në gjyq. Me një fjalë Maksi është një tip borgjezi që unë nuk gjej fjalë tja u shpjegoj karakterin e tij. Tani ai më quan mua spiune se kam dorëzuar dy librat e tij, në degën e brendshme, që kanë përmbajtje jo të mira. Unë në të vërtetë kam shpënë dy libra në lidhjen e shkrimtarëve, që më janë dukur jo të mirë dhe jo në degën e brendshme. Nuk di kush mund ti ketë thënë Maksit për këto. Bile edhe ime bijë po më thotë që po që se do i ndodhe gjë Maksit , dije se kam për të zhdukur ti. Ime bijë bile më ka goditur mua, ajo është bërë si e lojtur mendsh. Në këtë gjendje atë e solli Maks Velo. Vajza ka rënë në një pesimizëm kaq të madh sa më ha meraku se mos ajo për shkak të Maksit mos kalon në vetvrasje. Dua që ta bind që ajo të shtrohet në spital por ajo nuk më bindet mua. I them që ta ndjek Maksin por ajo përsëri nuk pranon.

Shënim: Maks Velo ka tentuar vazhdimisht nëpërmjet së bijës së Gertrudës, që kjo të kërkojë në Austri, nga e motra e saj, për ti dërguar plaçka Maks Velos. Tani si do ta lërë të bijën e Gertrudës. Tani ose ata të dy duan të shfrytëzojnë Gertrudën dhe formalisht bëjnë sikur nuk shkojnë mirë, ose me të vërtetë marrëdhënia e tyre është siç thotë Gertruda”.

Në kallëzimet e tyre nuk do të linin pa përmendur edhe luksin aristokratik të shtëpisë së tij në rrugën Hoxha Tahsim, me qilima, sixhade, shpata të varura në mure e servise të çmuara argjendi.

Mes rreshtave duket se lexohet se po të qe e mundur do të quhej faj edhe përkatësia e familjes së tij prej nëpunësish të lartë.

I ati, Sotiri, ishte shkolluar në Francë ndërsa në vitin 1937 u kthye në Tiranë dhe ushtroi profesionin e mjekut okulist, po ashtu edhe i vëllai ishte mjek kirurg, i emëruar në Vlorë.

“Kjo familje ka qenë e privilegjuar në regjimet e shkuara gjatë okupacionit kanë mbajtur qëndrim indiferent, nuk janë aktivizuar në jetën politike”, shkruhet në një prej dokumenteve në dosje.

Dosja e Maks Velos është dosja e një artisti, dënimet ndaj të cilëve ishin të rralla në të gjithë kampin socialist, por mbase më të dendurat në vendin më të izoluar dhe fortesën e fundit të komunizmit në të gjithë Lindjen.

Maks Velo u nda nga jeta në 7 maj.

Ai u përcoll në banesën e fundit në një ceremoni të pazakontë për shkak të rregullave për mosgrumbullimin që ka diktuar situata e epidemisë në vend./abcnews.al

Source: abcnews.al
Previous Post

Nga morgu drejt “Tufinës”, varrimi i pazakontë i Maks Velos

Next Post

Alban Skënderaj vjen me një koncert Live ditën e Evropës. Mos e humbisni, jeni të gjithë të ftuar!

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
Alban Skënderaj vjen me një koncert Live ditën e Evropës. Mos e humbisni, jeni të gjithë të ftuar!

Alban Skënderaj vjen me një koncert Live ditën e Evropës. Mos e humbisni, jeni të gjithë të ftuar!

Piratonte kanalet televizive, Facebook mbyll faqen e NIMI TV

Piratonte kanalet televizive, Facebook mbyll faqen e NIMI TV

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA