Vlefshmëria e Kontrollit Teknik i automjete, është shtyrë me tre muaj. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtporia e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR). Është firmosur Akti Normativ nga Kryeministri Rama dhe ministrija Belinda Balluku.
Me këtë VKM sqarohet se çdo certifikatë aktuale e SGS, ose e njohur ndryshe si kolaudimi, fiton edhe 3 muaj vlefshmëri. nga kjo VKM përfitojnë të gjitha llojet e mjeteve.
Sakaq taksat duhet të paguhen në datat e përcaktuara për secilin mjet, përndryshe do të ketë ndëshkime me kamatvonesat.
Kjo shtyrje e vlefshmërisë të Kontrollit Teknik bëhet për shkak të bllokimeve të vazhdueshme të qarkullimit në pandemi për vitin 2020.
Ndërkaq, shërbimi i ri i kolaudimit po përgatitet për të kaluar nga koncensionari në shtet dhe do të bëhet një herë në dy vite.