IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Drafti në “Komisionin e Medias”: Pagë minimale për gazetarët, kontrata me afat të pacaktuar

by IMA Redaksia
2018/08/03
in AKTUALITET, TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
Drafti në “Komisionin e Medias”: Pagë minimale për gazetarët, kontrata me afat të pacaktuar

Pas diskutimit mbi gjendjen e medias dhe statusin e gazetarit në Shqipëri në takimin e organizuar nga AMA me kërkesë të Komisionit të Medias në muajin maj, në tryezën e krerëve të këtij komisioni ka mbërritur një draft me gjashtë propozime nga shoqatat e gazetarëve, drejtues medias e përfaqësues të botës akademike, ku ndër të tjera parashikohet dhe vendosja e një page minimale për gazetarët.

ADVERTISEMENT

Drafti i përgatitur pas propozimeve të grupeve të interesit, një kopje të të cilit e zotëron dhe MediaLook, krahas pagës minimale, parashikon dhe përcaktimin e një kontrate tip bazuar në Kodin e Punës si dhe disa kushte për rritjen e transparencës së operatorëve mbi personat e punësuar.

Sikurse thuhet në këtë propozim, “m.q.s profesioni i gazetarit është i parregulluar me ligj, caktimi i pagës minimale mund të realizohet përmes iniciativës së një ministri për t’i bërë një ndryshim, Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 399, datë 3.5.2017 “Për përcaktimin e pagës minimale në bazë vendi”, duke shtuar një parashikim edhe për profesionin e gazetarit dhe duke e arsyetuar bazuar në Nenin 111, paragrafi 2 të Kodit të Punës”.

Gjithashtu, ndryshe nga sa ndodh aktualisht në marrëdhëniet kontraktuale punëdhënës-gazetar, ku kontratat përgjithësisht janë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi, bazuar në Nenin 140, paragrafi 2 i Kodit të Punës, është propozuar që kontrata të lidhet për një periudhë të pacaktuar. Në të kundërt, nëse operatori mediatik kërkon një marrëveshje kontraktuale me kohë të kufizuar, ajo duhet të përmbajë dhe arsyet objektive.

Meqenëse Operatorët Mediatik shpesh herë shfrytëzojnë gazetarët, moderatorët por dhe punonjësit e teknikës e postproduksionit duke i ngarkuar me punë përtej sektorit të tyre, drafti i kërkon mediave që në kontratat e punës të specifikohet përshkrimi i punës, si një nga elementët bazik të kodit të punës.

Një tjetër pikë që përbën një risi në këtë draft është ndryshimi i një prej dispozitave të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” (të ndryshuar), ku Operatorët Mediatik detyrohen të publikojnë në faqen e tyre zyrtare në internet listën e gazetarëve të punësuar pranë tyre.

Propozimet e dërguara Komisionit të Medias u parashtruan në vija të gjera gjatë tryezës me temë: “Rregullimin ligjor në marrëdhëniet e punës së gazetarëve në transmetimet audiovizive”, organizuar nga Komisioni për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik në Kuvendin e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, më 11 Maj 2018. Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues nga Operatorët Mediatik, shoqatat dhe grupimet e gazetarëve, ekspertë të medias, përfaqësues nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës si dhe ekspertë të institucioneve shtetërore që mbulojnë aspekte të punësimit.

Panoramë e “zymtë” në media, UGSH: gazetarët pa kontrata, ka censurë dhe vonesa pagash

Propozimet në Komisionin e Medias, mbërrijnë në një kohë kur situata mediatike në vend paraqitet shumë e “zymtë”. Aktualisht në mediat shqiptare janë të punësuar afro 6 mijë e 200 punonjës, nga të cilët vetëm 2 mijë e 600, ose 1/ 3 e tyre janë gazetarë me kohë të plotë nëpër redaksi, ku një pjesë e madhe e tyre nuk kanë kontrata pune, as individuale as kolektive me pronarët.(Zëri Amerikës)

Në raportin e fundit të publikuar në muajin Prill, për katër mujorin e parë të 2018-ës, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë evidentoi se gjatë kësaj periudhe “62 gazetarë kanë humbur vendin e tyre të punës për “kapriço” të punëdhënësve, ndërkohë që një numër i konsiderueshëm reporterësh dhe punonjës të mediave nuk kanë marre pagën e tyre për muaj me radhë”.

Sipas raportit të UGSH-së, ankesa për pagat e vonuara kanë ardhur nga korrenspodentët e mediave qendrore e lokale, ndërsa janë evidentuar disa problematika kryesisht nga televizionet Vizion Plus, Klan e gazeta Panorama Sport.

ADVERTISEMENT

Unioni i Gazetarëve ka denoncuar dhe një politikë bojkoti të pronarëve të medias ndaj raportimit të të dhënave mbi punonjësit e tyre për organizatën që mbron të drejtat e gazetarëve. Sipas kreut të tij, Aleksandër Çipa kjo nuk është gjë tjetër veçse censurë. Sipas tij gazetarët janë aq shumë nën presion dhe nën censurë sa nuk guxojnë të pasqyrojnë as raportet vendase dhe ndërkombëtare mbi shkeljen e lirisë së fjalës, madje ata bojkotojnë edhe mbledhjet ku trajtohen me shqetësim vështirësitë dhe mungesat minimale në punën e vet reporterëve.

Source: medialook.al
Via: Elvin Luku
Previous Post

Finalja e Game of Thrones është shumë pranë, zbulohen detajet e para të premierës

Next Post

Edvin Peçi largohet nga Vizion Plus

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Edvin Peçi largohet nga Vizion Plus

Edvin Peçi largohet nga Vizion Plus

10.08.2018 | Sot në serialet e Tring

10.08.2018 | Sot në serialet e Tring

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA