Gazetari dhe spikeri i njohur i Vizion Plus Edvin Peçi ka vendosur të largohet nga ekrani ku ngjiti shkallët e karrierës prej vitesh.
Merkato televizive tashmë ka nisur herët e ndërsa shtatori do të na njohë me programet që do të rikthehen e risitë në ekranet shqiptare lëvizjet e disa prej personazheve të njohur pritet të jenë edhe më të përfolurat si çdo pritje sezoni.
Kështu ka ndodhur me spikerin Edvin Peçi cili këtë sezon do të vijë në logon e Klan Plus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë gazetari nëpërmjet një statusi në Facebook teksa ka falënderuar stafin e Vizion Plus dhe nisjen e një eksperiencë të re në grupin mediatik Klan.