IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

“Dy Luanë drejt Venecias” i Jonid Jorgji shpallet kandidatura e Shqipërisë për Oscar 2021

by IMA Redaksia
2021/09/23
in Kinema
Reading Time: 4 mins read
A A
“Dy Luanë drejt Venecias” i Jonid Jorgji shpallet kandidatura e Shqipërisë për Oscar 2021

Filmi “Dy Luanë drejt Venecias” me skenar dhe regji të Jonid Jorgji është shpallur kandidatura e Shqipërisë për Oscar 2021.

ADVERTISEMENT

Prodhuar nga shtëpia kinematografike EJF Film Production dhe me producente Elkjana Gjipalin, filmi do të konkurojë në “INTERNATIONAL FEATURE FILM AWARD” – edicioni i 94-të si kanditatura e Shqipërisë në këtë edicion.

Komisioni Përzgjedhës për selektimin e filmit pjesëmarrës në “Dy Luanë drejt Venecias” – edicioni i 94-të, është i përbërë nga:

• Z. Eduart Makri, Kryetar i QKK
• Z. Ylli Pepo, Regjisor
• Z. Bashkim Hoxha, Skenarist
• Z. Ilir Keko, Regjisor
• Z. Kastriot Caushi, Aktor
• Z. Fatmir Koçi, Regjisor

Ndërkohë që gjatë përzgjedhjes, Kastriot Caushi u tërhoq nga komisioni për shkak sepse është aktor kryesor në filmin që vjen me produksion shqiptar-çek-grek-italian dhe anglez.

Rreth “Dy Luanë drejt Venecias”

“Dy luanë drejt Venecias” i regjisorit Jonid Jorgji është një komedi-dramë e zhanrit road movie, ku, sigurisht, ngjarja zhvillohet gjatë një udhëtimi. Një udhëtim me synime madhështore dhe me pikëmbërritje groteske.

Regjisori dhe drejtori i fotografisë së një filmi shqiptar, Vasi dhe Kaçi – secili luani i dikujt, por jo edhe i Venecias se Festivalit – lajmërohen në telefon se filmi i tyre është përzgjedhur për konkurrim në Festivalin e Venecias. Nga pak sekuencat që arrijmë të shohim nga ky film brenda filmit, kuptohet që bëhet fjalë për një nga ato historitë e rëndomta në Shqipëri dhe në filmat shqiptarë, ku babai pronar i familjes qëllon për të vrarë djalin me të cilin shoqërohet vajza. Babai është i turpëruar. Pistoletën, bam! Qëllon gabimisht të shoqen.

Vjen telefonata nga Venecia. “Filmi juaj është përzgjedhur”. Jo aq e papritur, do të mendonte dikush, pa u ngrysur prej seriozitetit dhe pa harruar se bëhet fjalë për një komedi. Burrneshat, gjakmarrja, shqiptari patriarkal, rrjedhimisht edhe i ashpër, janë ende tema ekzotike për festivalet e filmit.

Vasi dhe Kaçi nisen për në Venecia. Vasi merr me vete, si gjithnjë, edhe barrën që i ka lënë kujtimi i gruas së vdekur, Betit. Në mënyrë të natyrshme. Kurrë nuk ka reshtuar së jetuari me të. Merr edhe dashurinë për vajzën e tij që studion mjekësi në Venecia. Ajo do t’i gjendet pranë në spital në fund të filmit, në Venecia, pas një incidenti të kobshëm, qesharak, por jo vdekjeprurës. Do t’i gjendet si bijë, më tepër sesa si doktoreshë. Të dyja, Beti dhe vajza, do ta mundojnë rrugës.

Kaçi, gruari i madh e i pamundur, merr me vete dëshirën dhe pamundësinë e tij për seks – i çatrifilohet zemra sa herë që provon të penetrojë trupat e butë italianë me tytën e vet. Merr edhe telefonin, përmes të cilit e kontrollon orë e minutë një grua xheloze e gjëmëmadhe.

Në Bari, një takim me një ish-regjisor të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, që tani punon me filma të animuar jo fort larg bregut shqiptar. Biseda nxjerr në pah xhelozinë për suksesin e Vasit, por shqiptari mishin ta ha e kockën ta ruan. Regjisori xheloz i jep Vasit dhe Kaçit makinën e tij të punës për të shkuar në Venecia.

Nisen. Apo ishin nisur tashmë? Eh, kjo rrugë e tyrja është plot nisje e mbërritja mbetet gjithnjë në dyshim.

ADVERTISEMENT

Përpara nisjes së dytë, Vasi ndesh në dy murgesha jashtë një kishe, teksa ai vetë është duke u lutur. Yje, të bukura. Mu në sytë e tij, aty jashtë kishës, ato heqin veshjen prej murgeshe dhe shikuesi e kupton vrik se janë aktore filmash porno.

Ato janë nisur për një audicion për një nga ato filmat e sojit të tyre. Janë nisur drejt Venecias edhe ato. Ose do të nisen.

Koka me të cilën Kaçi mendon dhe vepron u thotë ta bëjnë bashkë rrugën, në makinën e marrë borxh. Bien dakord, në italishten e lezetshme të shqiptarit që flet rëndom italisht, si të gjithë.

Në parantezë: dialogjet janë në shqip dhe italisht, dhe në të dyja gjuhët rrjedhin përgjithësisht në mënyrë të natyrshme. Me të drejtë, në bisedat pas filmit, disa vërejtën se kjo nuk është fort e zakontë në filmat shqiptarë, ku dialogjet shpesh kanë një veti druri të thatë që nuk përkulet pa u thyer.

Nisen për në Venecia, pra. Të katër. Nisja e tretë.

Prej këtu e përpara kësaj, filmi prek sa të duash çështje që mund të hapin diskutime në kafene me miq pas shfaqjes. Një tip Jezusi “arab” shëlbyes që ngjitet në qiell me balonë; darka ëndërrimtare në sheshin mes mureve të rrënuara të një ndërtese të lashtë pranë kishës (që sjell ndërmend një skenë nga Tigri dhe Bora e Roberto Beninjit); ciganët, si gjithnjë hajdutë, plani i një cigani të rehatuar në karrige (që dikujt i kujtoi Kohë Ciganësh të Emir Kusturicës); një portë pa mure në mes të fushës, që mund të nxiste përsiatje filozofike, por, ironikisht, veç i shërben njërës aktore të fshehë seksin e saj nga shikimi i të njohurve kur bën shurrën – të njëjtin seks që profesionalisht ia tregon gjithë botës; udhëtim, sakrilegj e çshenjtërime, epsh, dashuri, gjoks, mëdyshje, vrasje ndërgjegjeje, shpresë, ëndërr; një fjalim i sajuar me rastin e marrjes së çmimit në Venecia, jo përpara audiencës së shkëlqyeshme të festivalit, por përballë disa modeleve që shpresojnë të bëhen aktore filmash jo dhe aq artistik; zhgjëndër.

Mes gjithë këtyre, të qeshurat e shpeshta të shikuesve ishin të pasforcuara, çka tregon se autorët ia kanë dalë mbanë të mos i lënë temat me peshë, që gëlojnë nën sipërfaqe, ta kërrusin shikuesin. Filmi të bën të qeshësh. Shumë, madje, dhe jo me batuta banale, por në masë të madhe me situata gjenuine njerëzore. Është pa diskutim një dyorësh i kaluar mirë. Është një mundësi e rrallë për këtë verë të vakët nga ngjarjet artistike. Pastaj, është kinema e hapur. Loja e aktorëve është shumë e mirë; e Vasjan Lamit në rolin e Vasit, e shkëlqyer.

 

 

Tags: jonid jorgjiOscar 2021Two lions to venice
Previous Post

Bora Zemani reagon pas videos me Atdheun që bëri xhiron e rrjetit

Next Post

Alketa Vejsiu lë Shqipërinë për Londrën, zbulohet arsyeja

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota
Kinema

Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota

Edicioni i 24-t i Tirana International Film Festival ngre siparin sot, më 21 shtator, duke sjellë për një javë në...

by IMA Redaksia
Sht 21, 2026
Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet
Kinema

Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet

Vetëm pak ditë pasi njoftuan se po bashkonin forcat për një film të ri shqiptar, Ermal Mamaqi dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan
Kinema

Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan

Peter Parker ka bërë atë që Hollywood-i priste prej më shumë se një dekade. “Spider-Man: Brand New Day” ka kaluar...

by IMA Redaksia
Sht 16, 2026
Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri
Kinema

Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri

Një pjesë e historisë së kinemasë shqiptare rikthehet në ekran. “Fëmijët e saj”, filmi i Hysen Hakanit i realizuar në...

by IMA Redaksia
Sht 15, 2026
Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”
Kinema

Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”

Një tjetër komedi shqiptare po përgatitet për ekranin e madh. Ermal Mamaqi ka njoftuar se Mamaqi Production dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 10, 2026
Next Post
Alketa Vejsiu lë Shqipërinë për Londrën, zbulohet arsyeja

Alketa Vejsiu lë Shqipërinë për Londrën, zbulohet arsyeja

Amaneti – 24.09.2021 | Nata e parë e martesës për Seherin dhe Jamanin

Amaneti - 24.09.2021 | Nata e parë e martesës për Seherin dhe Jamanin

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA