Një ngjarje tjetër tepër e rëndë ka ndodhur para pak minutash në spitalin Shefqet Ndroqi i kthyer në një spital të dedikuar për pacientët me COVID-19.
Mësohet se një pacient 65-vjeçar me inicilaet M. H është hedhur nga kati i katërt i spitalit.
Viktima ishte në gjendje të rëndë por jo në intubim.
Më 13 Gusht një tjetër pacient 29-vjeçar i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i tretë i godinës./IMA/








