Aktori i njohur i humorit, tashmë kryebashkiak i Kolonjës, Erion Isai ishte i ftuari i Olsi Bylykut në episodin e fundit për 2020-ën në “Roped Ëith Olsi”.
Duke bërë një përmbledhje të vitit, Isai ka folur edhe për vendimin e tij të fundit lidhur me karrierën.
Bazuar në deklaratën e tij, kuptuam që Erioni nuk dëshiron të punojë më si aktor.
“Unë kam marrë një vendim me veten. Jetës si aktor nuk besoj se do t’i kthehem. Do merrem me skenar, me regji, me televizion patjetër, por jetës si aktor nuk i kthehem”, – u shpreh Isai.
Ndërkohë, kujtojmë se pak kohë më parë, Erion Isai u bë baba për herë të dytë, me vajzën E’Dua.








