Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i cili u akuzua publikisht nga Partia Demokratike dhe disa media si personi që fshihet pas mbylljes së programit Publicus në Vizion Plus, ka reguar për herë të parë.
Në një deklaratë për mediat Veliaj shprehet se nuk është në dijeni të emisionit, madje nuk e ka parë kurrë atë, nuk ka njohje mbi gazetarët e nuk e ka kontaktuar kurrë Vizion Plus, me qëllim mbylljen e emisionit.
Erion Veliaj nuk harron të kthejë përgjigje edhe për deklaratën e Partisë Demokratike duke u shprehur: “Sigurisht që, për PD e shpurën e tyre, humbja e Tiranës – pa lënë asnjë gjurmë gjatë qeverisjes – është një parathënie e humbjes së 3-të radhazi pas pak muajsh. Është e qartë si drita e diellit se për një parti si PD, që fjeti gjumë 4 vjet, Tirana në Punë është një makth nga i cili s’po dinë si të zgjohen. Por, ky nuk është problemi im e i Tiranës, njerëzit duan punë konkrete e jo baltovinë konstante!”
Lexo edhe: Mbyllja e “Publicus”, Partia Demokratike sulmon Erion Veliajn
Mbyllet “Publicus” vetëm pas dy episodesh