Moderatori i njohur Erion Zeqiraj rikthehet sërish në dashurinë e televizionit. Ish banori i “Big Brother” ka vendosur të jetë pjesë e televizionit publik këtë sezon, me një program i cili do të transmetohet nga e marta në të premte, nga ora 14:00 deri në orën 16:00.
E ka titulluar “Kolor” dhe do të jetë një dozë e përkryer e drekës në ekranin e “RTSH”. Kryesisht “Kolor” do të jetë një program argëtues me të ftuar të ndryshëm, ashtu siç ka edhe vetë emrin programi. Erion Zeqiraj rikthehet sërish në televizion pas një shkëputjeje disa mujore. Ai ka qenë moderator i programit “Dita Ime” në “Vizion Plus”, por për arsye të paditura, hoqi dorë për t’iu përkushtuar biznesit të tij personal.
IMA / S. Dema