Rikthehen në edicionin e tretë çmimet e televizionit, IMA Awards, eventi i vetëm në Shqipëri që vlerëson programet dhe personazhet e televizionit shqiptar.

Edicioni 2015 do të ketë një shtrirje më të gjerë falë partneritetit dhe filialit tonë në Kosovë, InfoMedia Kosova, këtë vit programet kosovare do të gjejnë një hapsirë më të gjerë me më shumë kategori.

Stafi i IMA është në fazën fillestare përgatitore dhe shume shpejt do të bëhen publike çmimet me emrat e të kandiduarëve. Edhe këtë vit publiku është protagonisti në përzgjedhjen e fituesve falë votimit online në website-in tonë zyrtar www.imalbania.com.

REKLAMA
loading...

1 Koment

  1. Me pelqen shume ky event! Sado modest mund te jete, eshte shume interesant dhe vlereson mediat dhe personazhet fale votimit nga vete ne” publiku” ! Urimee, jeni shume te shkathet!!

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.