IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

“Është një fake news shkencor!”- Artan Fuga reagon ashpër ndaj ‘deklaratës’ së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës

by IMA Redaksia
2020/04/19
in AKTUALITET
Reading Time: 7 mins read
A A
“Është një fake news shkencor!”- Artan Fuga reagon ashpër ndaj ‘deklaratës’ së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës

Akademiku i njohur Artan Fuga reagon ashpër ndaj një deklarate të përbashkët të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës ku bënin thirrje që t’i kushtohet vëmendje edhe shkencës, e cila rrezikohet jo pak në situatën e krijuar nga COVID-19.

ADVERTISEMENT

Teksa Akademitë nënvizojnë se pasojat nga koronavirusi mund të jenë afatgjata, Fuga shkruan se shkencëtarët nuk mbështeten në parandjenja as në telepatira!!!

“Ky është një fake news shkencor! Nga e dinë deklaruesit se pasojat e pandemisë do të jenë “afatgjata”? “Afatgjata” sa? Të shprehesh në këtë gjuhë që eviton cdo logjikë shkencore është të përhapësh pesimizëm social me veshje gjoja shkencore, dhe me një stil të shkruari që u ngjan hartimeve të një shkollareje naive të shekullit të 19 të!!!”, shkruan midis të tjerash.

Reagimi i plotë i Fugës:

Njoftim për mediat

Deklarata e Akademive të Shkencave dhe e agjencisë të Ministrisë të Kulturës nuk plotëson kushtet e botimit!

Deklarata e përbashkët e Akademisë të Shkencave të Kosovës, e Akademisë të Shkencave të Shqipërisë dhe e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit pranë Ministrisë të Kulturës në Shqipëri nuk plotëson kushtet e botimit!

Në datën 17 prill 2020, në disa media është botuar një tekst që titullohet : Deklaratë e përbashkët e Akademisë të Shkencave të Kosovës, Akademisë të Shkencave të Shqipërisë dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe të leximit pranë ministrisë të kulturës të Shqipërisë!

Me respekt dhe besim të plotë te mediat protestoj ndaj botimeve të këtilla dokumenteve që nga stili, përmbushja e kritereve profesionale të një komunikimi publik nga ana e atyre që ua kanë dërguar, si edhe nga vetë përmbajtja nuk përmbushin asnjë kriter botimi.

E thënë troç dhe sinqerisht janë fake news!

Duke u kthyer te gjoja deklarata e botuar, gjej rastin të shpreh të gjithë konsideratat më të larta për Akademinë e Shkencave të Kosovës dhe për të gjithë kërkuesit shkencorë në Kosovë që gjithmonë kanë treguar dinjitet dhe kanë kontribuar në shkencën e kombit!

Por, nuk mundem të mos reagoj dhe protestoj sepse gjoja deklarata për shtyp e botuar në disa media nuk ka :

as datë,
as firmë,
as vulë,
as emra,
as datë se kur është redaktuar,
ku është aprovuar,
as emër
dhe as pika kontakti., etj.

Edhe nëse ajo është e vërtetë, nuk ka asnjë besueshmëri, as më të voglën, çka fitohet vetëm nga përmbushja e kritereve të përpilimit.

Cdo student që ka kryer studimet më fillestare në shkencat e marrëdhënieve publike, sado i dobët që të ketë qenë, e di se një deklaratë për mediat me këtë format është e pabesueshme dhe përbën për pasojë një formë fake news!

Por, kaq nuk mjafton!

ADVERTISEMENT

Asociimi me dy Akademitë e Shkencave edhe i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, një agjenci shtetrore pranë Ministrisë të Kulturës, pa pasur asnjë paragjykim për të, pa ditur edhe se çfarë kontributi ka ajo, është i pamendueshëm.

Ky asoccim mund të bëhet vetëm nga mendje pa asnjë ide mbi atë që forumet e shkencëtarëve nuk mund të asociohen me agjenci shtetrore të nivelit të dytë në deklarata për median, (do të ishte njësoj si të mblidhnin dardhat me mollët), sepse kjo shkatërron të gjithë sistemin simbolik të vlerave në një shoqëri.

Komunitetet e shkencëtarëve kanë agjencitë e tyre ndërsa Qendra e Leximeve është një hallkë nëpunësore brenda hierarkive administrative të shtetit të Shqipërisë. Shkenca sot nuk zhvillohet vetëm në suportin letër, por ka platforma të tjera shumë më dinamike, dixhitale, imazherie, etj. Reduktimi i deklaratave për shkencën te bashkëpunimi vetëm me një zyrë libri në ministri, projekton një mendësi që nuk përputhet fare me të vërtetën e konceptimit dhe shpërndarjes të informacionit shkencor në vend dhe në botë.

Parë kështu, deklarata mund të asocionte akademitë, po aq mirë, me atë logjikë, me hotele turizmi, qebaptore, agjenci autobuzash, aeroportin e ardhshëm të Kukësit apo të Vlorës, apo me shtëpi botuese ose edhe me komisariate policie, të gjitha agjenci të respektuara që në një mënyrë ose në një tjetër kontribuojnë edhe për shkencën dhe kulturën!

Fake news pse? Sepse unë po ju konfirmoj që si akademik nuk më është dhënë asnjë version i kësaj deklarate, se nuk kam dijeni që të jetë bërë asnjë mbledhje në forume që përfaqësojnë akademinë e shkencave përkatëse ku të jetë aprovuar një deklaratë e tillë.

Një dreq e di se nga çfarë zyrash dhe mendjesh ka dalê një deklaratë e tillë.

Ajo është fake news edhe nga përmbajtja e saj. Jo vetëm që distancohem prej saj, por e konsideroj këtë përmbajtje shumë të rrezikshme dhe të dëmshme për të ardhmen e kërkimit shkencor në Shqipëri po se po, por besoj edhe në Kosovë! Ajo paralajmëron ditë të zeza për dijet tona kombëtare, për kërkimin shkencor dhe edukimin e brezave të rinj me shkencën moderne.

Thirrja që përmbyll këtë gjoja deklaratë është: “Ne kërkojmë që, edhe në këtë rrethanë,
kur na duhet frymëzim për këtë betejë të pashembullt dhe na duhet ta gjejmë forcën
e fitores, t’u kthehemi vlerave tona themelore identitare, traditës tonë më të mirë
dhe idealizmit tonë kulturor dhe kombëtar.”

As e ka vendosur kush në dyshim nga komunitetet shkencore që ne kemi nevojë të mbrojnë vlerat tona, por përmbyllja vetëm te e kaluara dhe brenda guackës kombëtare, si thirrje e fundit, është një nacionalizëm i tejkaluar që na veçon dhe na izolon nga zhvillimi kulturës, shkencës, dijeve që prodhohen sot në vendet më të përparuara në shkencë dhe në teknologji!

Theksimi vetëm i aspektit identitar dhe i kthimit të syve vetëm te e kaluara, sikurse kërkohet në këtë thirrje, është një qendrim konservator, retrograd dhe mendjengushtësi nacionaliste.

Këto qendrime që nuk i ka aprovuar askush legjitimisht do t’i sillnin dëme të rënda e të pakorrigjueshme emancipimit shkencor dhe kulturor të botës shqiptare kudo ku ajo shtrihet!

Më tej deklarata shprehet se me çoroditje:” Duke e ditur dhe duke e parandier se pasojat e kësaj pandemie do të jenë afatgjata; se nuk do të mbërrijmë aq lehtë t’i sundojmë shprehitë negative të krijuara në rrethanat e luftës për mbijetesë; duke e ditur se rrethanat e krizës ekonomike dhe shoqërore që do të vijnë më pas do të lëndojnë rëndë ndërmarrësinë kulturore, synojmë të tërheqim vëmendjen e opinionit kulturor që të qëndrojë i përbashkuar dhe të angazhohet për të mos lejuar një erozion të pritshëm intelektual, i cili do të nxirrte jashtë rrjedhave normale koherencën tonë kulturore, trashëgiminë dhe identitetin, duke zbehur qëndrueshmërinë tonë përballë integrimeve në rrjedhat europiane, përmes vlerave të konsoliduara dhe prioriteteve tona kombëtare.”

Autorët e këtij dokumenti që e heq veten deklaratë e akademive të shkencave, e paaprovuar askund, theksojnë se “e dinë dhe e parandjejnë” se pasojat e kësaj pandemie do të jenë afatgjata!!!

Shkencëtarët nuk mbështeten në parandjenja as në telepatira!!! Ky është një fake news shkencor! Nga e dinë deklaruesit se pasojat e pandemisë do të jenë “afatgjata”? “Afatgjata” sa? Të shprehesh në këtë gjuhë që eviton cdo logjikë shkencore është të përhapësh pesimizëm social me veshje gjoja shkencore, dhe me një stil të shkruari që u ngjan hartimeve të një shkollareje naive të shekullit të 19 të!!!

Gjoja deklarata me parandjenja ogurzeza dhe pa asnjë argument paralajmëron sikurse do të ishte në interesin e ndonjë burokrati zyrash që mezi ç’pret të shkurtojë edhe më shumë fondet për shkencën dhe arsimin se:” rrethanat e krizës ekonomike dhe shoqërore që do të vijnë më pas do të lëndojnë rëndë ndërmarrësinë kulturore…”.

A thua se shkenca dhe kultura janë varëse zbukurimi në qafën e shoqërive dhe jo mjete të fuqishme që na ndihmojnë për të përballuar çdo sfidë që jeta i vendos përpara shqiptarëve sikurse edhe njerëzimit!

Fakti është sot krejt i kundërt, përballja e covid19 po bëhet fort në botën e përparuar demokratike me përpjekjet e shkencës për të prodhuar vaksina, për të gjetur terapitë dhe medikamentet e domosdoshme kundër tij, me prurje shkencore nga informatika, teknologjia mjeksore, etj. Shkenca është barrë për shoqëritë vetëm kur ato drejtohen nga pushtete okulte dhe kanë frikë prej saj.

Ku e dinë deklaruesit, ku e parandjejnë ata pra, se shkenca dhe kultura edhe në … botë do të ndodhet përpara braktisjes ose kalimit në periferi???

Në mënyrë të papërgjegjshme autorët e këtij dokumenti pa asnjë indikator besueshmërie nuk tërhiqen nga pohimet e gabuara. Ata shkruajnë pa përgjegjësi se kanë ndrojtje nga:” shprehitë negative të krijuara në rrethanat e luftës për mbijetesë.” !!!

Perpjekjet e njerëzimit dhe të shqiptarëve për të mbijetuar në kushtet e kësaj epidemie vrastare i quajnë“negative”, i emërtojnë se janë “shprehi” dhe jo qendrime të arsyeshme? Janë të dëmshme për shkencën dhe kulturën? Pikërisht sot kur shqiptarët në dy anët e kufirit po mbledhin forcat vitale të kombit, durimin, shpresën, maturinë, trimërinë, besimin te e ardhmja, për të mbijetuar? Këto janë “shprehitë negative”?

Dhe autorët e gjopja deklaratës theksojnë se kërkojnë të evitojnë rreziqe që ndikojnë negativisht “duke zbehur qëndrueshmërinë tonë përballë integrimeve në rrjedhat europiane”.

Shihni! As më pak e as më shumë! Pas kërkesës për t’u mbyllur në guackën tonë nacionale, pas kërkesës për t’i kthyer sytë nga e kaluara dhe jo nga e ardhmja, pas trajtimit të shkencës dhe kulturës jo si forca për të përballuar edhe krizat e mbijetesës të njerëzimit dhe të kombit, na edhe tani qershinë mbi tortë: “Identiteti shqiptar përballë integrimeve në rrjedhat europiane”!!! A thua se rrjedhat e integrimit europian që aspirojmë është rrezik për identitetin shqiptar prandaj duhet “tu’ rrezistojmë” dhe “t’i përballim”!
Unë ju lutem editorëve të mediave të mos pranojnë më të tilla gjoja deklarata për median që nuk përmbushin kriteret formale minimale për t’u botuar! Gazetarët duhet të verifikojnë plotësimin prej tyre të normave për botim përndryshe plot fake news do të nxjerrin kokën në këto kohë të vështira por heroike për njerëzimin dhe shqiptarët!

Sigurisht për përmbajtjen, lutem që të pranoni distancimin tim nga të tilla gjoja deklarata të frymëzuara nga mendësi të mykura nacionaliste, të trembura nga kohët e vështira të sotme, ogurzeza, dhe për më tepër që bazohen në hamendje krejt joshkencore, dhe që nuk kuptojnë sikurse deritani se çfarë forcash kanë shkenca dhe kultura në përballimin e sfidave të mbijetesës sonë të përbashkët!

Me shumë respekt,
Artan Fuga

Akademik
Profesor në Universitetin e Tiranës

Tags: Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe e KosovësArtan Fuga
Previous Post

Ja se si policia përpiqet në Indi t’i detyrojnë njerëzit të vetëizolohen | VIDEO

Next Post

UEFA projekton datat për rifillim Europa League dhe Champions League

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
UEFA projekton datat për rifillim Europa League dhe Champions League

UEFA projekton datat për rifillim Europa League dhe Champions League

Munguan që nga 12 marsi, nga nesër në treg “Panorama”, “Gazeta Shqiptare” dhe “Panorama Sport”

Munguan që nga 12 marsi, nga nesër në treg “Panorama”, “Gazeta Shqiptare” dhe “Panorama Sport”

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA