Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi mediet italiane zbardhën dosjen e prokurorisë ku thuhej se pas “Fake NEWS-it” të bujshëm se në 2017 në Shqipëri ishin groposur mbetjet e 1300 kontenierëve që kishin për destinacion Maqedoninë, fshihej këshilltari i Presidentit Meta, Ilir Kulla.
Sipas Ramës ‘kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër tij Çadrën e PD nën dritaren e Kryekuvendarit”.
LEXO EDHE:
‘Fake News’-i për konteinerët nga Italia në Shqipëri, anti-mafia italiane zbulon…
“Kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit! Po më e neveritshmja është që plehrat i’u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës. Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë”, shkruan Rama në një postim në Twitter.








