Vin Diesel ka postuar në faqen e tij Facebook dy foto nga filmi i ri Fast & Furious 7. Aktori ka përfituar nga rasti për të shprehur edhe mendimin e tij rreth trailer-it, që ka mundur të shoh më parë (akoma i padisponueshëm).
“Jam pa fjalë… ka qenë i jashtëzakonshëm! Duhet t’a pranojë më ka bërë të emocionohem, ka qenë një ndjesi e hidhur dhe ëmbël njëkosisht. Kemi bërë gjithçka për të nderuar Pablo-n [Paul Walker]. Do të kishte qenë bukur nëse ai do të mund të shihte çfarë kemi krijuar dhe deri ku kemi arritur.”
Pritja e fansave do të përfundojë në 2 prill 2015, ditë e parashikuar për shfaqjen e premierës së filmit.









