Një video që Fifi ka postuar në rrjtetet sociale, ka bërë që ajo të vihet në qendër të vëmendjes nga fansat. Bëhet fjalë për pamjet nga një koncert në qytetin e Ferizajt ku këngëtarja po performonte me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës. Disa prej komenteve të fansave në këtë postim komplimentonin atmosferën e krijuar, megjithatë shumica e kritionin artisten, duke i kujtuar që jemi ende në një pandemi dhe mbajtja e koncertit është “mungesë përgjegjësie”.
Fifi ka zgjedhur që të reagojë për të gjitha akuzat që i janë bërë dhe komentet që ka marrë, duke folur për ndjekësit në InstaStory. Këngëtarja e nis “sqarimin” e saj me fjalët:
“Më keni shkruajtur se ju(në koncert)nuk mendoni për familjen tuaj, ju nuk mendoni për rrethin tuaj, nuk mendoni për të moshuarit në shtëpi, ju nuk mendoni për shoqërinë. Saktë. Ka mundësi se jemi egoistë dhe mendojmë vetëm për veten dhe si t’i bëjmë dy pare më shumë dhe nuk ka lidhje nëse shpërndahet virusi. Por nëse ne jemi egoistë, atëherë egoisti e do veten më shumë se të gjithë dhe e ruan veten dhe po të ishte kështu unë do kisha qëndruar në shtëpi. Por të paktën një ditë, doja të ndihesha dhe unë si të gjithë njerëzit dhe sikur një ditë gjithçka do të kthehet në normalitet.”
Ajo i kujton të gjithëve se në fakt janë ata që qëndrojnë cdo ditë në vende të mbyllura dhe të grumbulluar. E nëse e bëjnë këtë atëherë pse duhet të thohet se virusi shpërndahet vetëm nga arti dhe nga organizimet:
“Çdo ditë të Zotit, ju shoh juve që po komentoni këtu nëpër kafe, nëpër lokale. A nuk shpërndahet virusi ashtu? Ju që jetoni këtu, çdo ditë të Zotit pini kafe. A nuk e shpërndani ju virusin? Ah, jo! E shpërndan vetëm arti, muzika, teatri, mbledhjet për filma, nëse shkon për të bërë balet, nëse organizon një dasmë,”
Në fund Fifi foli për faktin se ajo vetë dhe të gjithë artistët e tjerë kanë 11 muaj pa punë e askush nuk është interesuar për gjendjen e tyre financiare. Kështu që nëse e shohin duke kënduar, atë dhe të tjerë, më mirë është që mos “ta prekin” dhe të vazhdojnë të mendojnë për veten e tyre:
“Kam 11 muaj pa punë. As shteti, as ju, askush nuk është interesuar se çfarë po bëjnë artistët. A u interesua ndonjë për gjendjen financiare të artistëve? A i ka ndihmuar njeri artistët për të bërë art? Jo. Kështu që zonja dhe zotërinj mos u prekni. Ok? Mendoni ju për veten dhe ishallah jua bën Zoti mbarë. Ama mos më prekni sepse jam 11 muaj pa punë. Unë dhe krejt artistët e tjerë. Faleminderit.”








